YAY ATUNIS! -ALBANIA 2013

ORGANIZER : Agron Shele -YAY ATUNIS Albania

CONTACT: sheleagron@yahoo.com


 

DIRECTION BOARD OF GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS”

Agron Shele IWA-WPS (Belgjikë)
Hasije Selishta Kryeziu WPS (Prishtinë , Kosovë)
Peter Tase (USA)
Raimonda Moisiu IWA (USA)
Silvana Berki (Finlandë)
Ariadna Sayer WORLS Poetry (USA)
Dr. Ashok Chakravarthy (Indi)
Gunsel Djemal, (Qipro-Turqi , Angli)
Enertin Dheskali (Fier,Abania)
Prof Muhammad Shanazar (Rawalpindi, Pakistan)
Nelton Bereti (Tiranë, Albania)
Sinan Vaka WPS(Itali)
Dr. Eftichia Kapardeli IWA (Greqi)
Klarita Selmani (Kretë , Greqi)
Shefqete Goslaci (Prishtinë, Kosovë)
Lumo Kolleshi WPS (Përmet,Albania)
Rami Kamaberi (Maqedoni)
Anton Gojçaj (Mali i Zi)
Bilall Maliqi (Preshevë)
Nehat Hoxha (Prishtinë, Kosovë)
But Jaku (Prishtinë, Kosovë)

 

100 THOUSAND POETS FOR CHANGE “ATUNIS” ORGANIZERS:

Organizer:  Silvana Berki-ATUNIS-Tampere, Finlandë

Organizer:  Bilall Maliqi-ATUNIS- Presheve, Kosove

Contact: bilall.69@hotmail.com

Organizer: Hasije Selishta Kryeziu-ATUNIS Prishtine, Kosova

Contact: hasije.kryeziu@hotmail.com

Organizer:  Ana Kove-ATUNIS-Tirane, Albania

Contact: Anrila2001@yahoo.com

Organizer:  Klarita Selmani-ATUNIS Krete, Greece

Contact: klarsel@gmail.com

Organizer: Rami Kamberi -ATUNIS- Tetove, Macedonia

Contact: ramikamberi@hotmail.com

 

This entry was posted in Tirana, Yay "ATUNIS". Bookmark the permalink.

22 Responses to YAY ATUNIS! -ALBANIA 2013

  1. Clamo al cielo,

    hincada de rodillas.

    Una lluvia ácida, por favor,

    tan ácida que deshaga tu cuerpo de mi memoria.

    Olvide tu nombre, tu aliento en mi boca,

    Mis despertares son lamentos .

    Mis días, opacos remedos de sonrisas.

    Una lluvia ácida , por favor, tan ácida

    que diluya la ternura de tus ojos,

    tu voz dulce, la risa de niño

    Y no enredes más mis sueños,

    dejando una estela de lágrimas

    en mi almohada.

    He clamado, de rodillas, he clamado.

    El olvido inexorable,

    Una mente limpia

    El cuerpo libre.

    La alegría nueva.

    Hincada de rodillas,

    he clamado.

  2. Agron Shele says:

    “Një zë poetik më shumë sot, një e drejtë qytetare më e madhe nesër!”
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/agron-1.jpg[/img]

  3. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/logoatunis1.jpg[/img]

  4. Agron Shele says:

    E ardhmja mund dhe duhet të ndryshojë

    (100-mijë poetë për Ndryshim)

    Dita e 28-Shtatorit është ditë që mbarë poetët e globit protestojnë : për më shumë liri njerëzore, më shumë të drejta, më shumë mirëkuptim, më shumë paqe, më shumë humanizëm, më shumë dinjitet dhe për më tepër më shumë mirëkuptim dhe mirëqënie. Ngjarje dhe zhvillime kapërcejnë kufij dhe kontinente dhe të gjithë nën një frymë, një mision, një dritëthënie shpirti,unifikojnë zemrat dhe shpirtrat ndaj regresit, reçesioneve ekonomike, dhunës , mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, respektit dhe reciproritetit të të gjithëve. Organizuesit e Eventit “100- Thausands for Change” ( 100-MijëPoetë për Ndryshim) dhe kryesisht iniciuesi i gjithë kësaj lëvizjeje z. MichaelRothenberg hyn në vitin e tretë të bashkëpunimit me Galaktika Poetike“ATUNIS”, me autorët shqiptarë në mbarë trevat ku jetojnë dhe punojnë dhe falë përvojës së krijuar është ngritur zëri për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes, është ngritur zëri për njohjen pa kushte të Shtetit të Kosovës nga të gjitha instancat ndërkombëtare, është ngritur zëri për lirimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet serbe dhe gjetja e të humburve gjatë luftës ekspasioniste sllave, është ngritur zëri për të drejtat e vetëvendosjes nga krahinat Preshevë-Bujanoc dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Këto dhe ngjarje të tjera kanë qënë burimi dhe rrebelimi i shpirtrave poetikë , të cilët si parerndës të fjalës së lirë dhe lirisë janë bërë tribun të mbrojtjes dhe vendosjes së dinjitetit qytetar dhe civil. Të tjera ngjarje pasojnë këtë vit, tjetër frymë ngrihet mbi apelet poetike të Preshevës, tjetër zë përcillet nga Kreta ndaj ksenofobisë dhe racizmit ndaj emigrantëve shqiptarë, tjetë tryezë poetike organizon Galaktika Poetike“Atunis” në Filandë dhe Bruksel, tjetër mesazh vjen ngaTirana, Prishtina dhe Shkupi, dhe të gjithë veprojnë për të njëjtin qëllim “ Respekt- Të drejta themelore -Paqe dhe Mirëkuptim”.

    “Kur ka qeveri që shtyp politikisht , kur ka shtet policor, poetët janë qytetarët e parë që arrestohen”

    Ky citat shkëputet nga Presidentja e Lidhjes Ndërkombëtare IWA, Znj Teresinka Pereiera, e cila sikurse gjithë poetët e tjerë ndan të njëjtin shqetësim dhe qëndrim për refrektarizmin e politikave të këqija në dëm të shoqërive dhe interverimin e poetëve si shkëndija më e parë që manifestojnë pa kompromis rrebelimin ndaj fenomenit dhe elitave shtetërore të sëmura.

    Po me ne ç’farë po ndodh sot?

    Kjo është pyetja eparë që i shkon ç’ do individi në mend. Reçesioni ekonomik ka përfshirë ekonominë globale, mijëra fëmijë dhe familje në botë përjetojnë varfërinë ekstreme, familje të tjera kanë rënë pre e ndryshimeve klimaterike, janë përballur me stuhitë natyrore dhe përjetojnë mungesën e strehimit dhe të medikamenteve kryesore, të tjerë janë përfshirë në urrejtje etnike, fetare dhe raciale, të tjetë janë në luftë civile dhe viktima më e parë është foshnja dhe gruaja, të tjerë e të tjerë vuajnë sindromat e urrejtjeve që qendërzohen po nga vetë ne, “njeriu”.

    Të gjithë e dimë që qytetërimi evropian është ndërtuar me shekuj dhe është ringritur gur mbi gur për të ardhur deri këtu ku është, është përmirësuar etapë pas etape dhe është bërë më solid dhe me demokraci të qëndrueshme, ndërsa në Shqipërinë tonë, pas ç’do etape apo ndryshimi normal që sjell rotacioni politik ende nuk hiqet dorë nga teoria 0, ende nuk kuptohet se historia shqiptare fillon atje ku ka filluar dhe s’ ka lidhje me me fitoren e nje legjislature e cila kërkon të fshijë ç’ do memorie , fillon dhe mbaron me kontributin e të gjithëve dhe jo me fryma përçarëse dhe egoizmi të shfrenuar, e cili deri tani i ka lënë shqiptarët në vend numëro, fillon me respektin dhe mirënjohjen për atë ç’farë është mundur të bëhet dhe ç’ farë mund të përmirësohet për të ecur përpara dhe jo me tribale dhe sllogane verbale.

    Poeti shikon, poeti përjeton dhe rrebelon sikurse vetëm ai di, poeti dëgjon dhe me armën më të fortë, armët e fjalëve ai ngre zërin e së vërtetës, zërin e shpresës dhe zërin e besimit se e ardhmja mund dhe do të jetë ndryshe, mund dhe do të jetë më e begatë, mund dhe do të jetë më paqësore, mund dhe do të jetë më e drejtë dhe njerëzore.

  5. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/gentjan.jpg[/img]

    Gentjan Banaj / poet / Fier

    KAHJE
    28 August 2013 at 20:35
    Ti, unë, bota lindi
    Në udhën ku të verbërit përplasin dritën drejt pakuptimit.
    Kryqëzimet gatuajne shtegëtarë te ngratë
    Atje ku unë me hijen time ndahemi ne ide
    Me lutje të sfilitura humbur nëpër natë

    Lindëm,
    mes së mirës dhe së keqes pa kod në shpirt
    e qeshura dhe heshtja u ndalën në buzë
    njeriu do të vazhdoj të vras me sy
    drejtuar nga qielli me valixhen për udhë.

    Dhe këtu zoti qesh
    Për shpirtin që as ai vetë s`di c`kupton
    Kufij të mbrapshtë ndërton mes gjakut dhe ujit.
    Dallgë trazimi mbi shpirtra, natën vonë.

    Dhe ai hesht.Unë dhe ti kafshojmë
    Mbetur si kryqe përmbi gurë dhe fjalë
    Midis qiellit dhe tokës mbetet dyshimi
    dhe ëngjëjt që lindin në shkallë.?!

  6. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/agim.jpg[/img]

    AGIM DESKU

    SONTE A DO TË NDRITË VARGU IM

    Sonte mos e ndez
    Asnjë dritë
    As qiri a pishë
    Se fjala e jote
    Hyri vargut tim
    Të ndrit kujtimin
    E lotit si shi
    Që sonte më erdhi.

    Sikur atë natë
    Kur e coptoja edhe zemrën
    Ashtu si hienat
    Kur e shqyejnë prenë
    Në secilin mes shpirti.

    Sonte mos më fol
    Për asnjë ëndërr
    Dhe për asnjë ëngjëll
    Se secili ishe ti
    Mbështjellur me mijëra
    Ngjyra ylberi.

    Sonte mos më thuaj
    Se të hapa dritarën e zemrës
    Sikur nuk e besoja
    Se do rri e mbyllur
    Si kopshti yt
    Me plot trëndafila.

    Sonte mos thuaj se jam poet
    Se ata vdesin për secilën fjalë
    Për secilin varg ngritin dolli
    Në secilën gotë luten
    Secili ta zë zotin i pari
    Të bashkojnë uratë e varg.

    Sonte as mos më thuaj
    Ika nga kjo botë
    se mallkimi do të zë
    Në secilën Portë të Ejfelit
    Apo edhe mua do të më prangos
    Përse shkruaj a përse u bëra poet.

    Vetëm sonte u bëra poet
    Se ti këtë e deshte
    Më fale uratën dhe lutjet i bëre
    Nëpër secilin cep atdheu më dergove
    Më shtrydhe si limonin a si një karrem.

    Sonte dua të di a do të bëhem poet
    Vetem sonte të shkruaj një varg fluture
    Të fluturojmë sebashku si dy princër
    Sa ta zë diellin për pak shkëlqim zemre
    Të ndalem tek cili yll të vjedh pak ngjyrë shpirti
    Vetëm sonte fol më mua e me vargun tim.

    Sonte mos më gjyko për humbje rrënjesh tona
    Për dritë e farë që mbollëm me vite e shekuj
    Se po u vonuam në dashuri do vonohemi edhe në atdhe
    Shpirt e zemër do të na mallkoj sot a nësër.

    Një ditë si ta shërojmë dhimbjen e shpirtit
    Si ta shërojmë edhe dhimbjen e atdheut
    Eh, dashuria për miken e shëron dhimbjen e atdheut.
    Këtë mbrëmje mes mikes dhe atdheut
    Në cilin varg do të mbes.

  7. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/muhama.jpg[/img]

    Prof Muhammad Shanazar / Pakistan

    I Shall Have The Whole Day Rest

    Just now I have got up,
    My body is strengthless,
    Exhausted, fatigued,
    Each joint imparts me pain,
    As a loader feels after
    Loading and unloading the loads.

    I too remained busy all alone,
    In lifting up the injured,
    Men, women and children,
    I did not touch the dead, for
    It was of no use to give them the first-aid.

    I only loaded on my back the alive,
    The injured exposed to radiation,
    For they were numerous,
    Lying helpless on the plain,
    Aftermath of the nuclear war,
    Horror brimmed from their eyes,
    Instead of tears.

    I heard from the distance,
    More grumbles of the blasts along the skyline,
    Mushrooms of smoke spurted
    Blackening the earth and air;
    But I heeded to cries of the injured.

    I loaded them one by one,
    And turn by turn on my back,
    Placed them under the trees
    In the shades to make them
    Safe from the emission.

    In a ditch I found my own
    Youngest daughter, lying prostrate
    With dishevelled hair,
    The last injured I pickedupon my back,
    And placed her in the shade
    Of a thick mulberry tree.

    The whole night I remained
    Drench in sweat, the curves of salt
    In crinkles of my dress are evident;
    The dream placed at night,
    A stone of fear upon my chest,
    I am deadly tired,
    Today I shall have the whole day rest.

  8. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/sharon.jpg[/img]

    Sharon-Elizabeth Walker, © 2013 (in deepest respite for all who are suffering)

    The Unsung Samaritans

    I took the time to look, but weep at sights which meet my eye
    A little boy, his skin so burnt and yet, his bles-sed heart, still hopes.
    He lives by holding firm and true, that helps arrives in time
    To mend, not now, his broken skin but his parents’ home.

    He lives in hope, his leaders’ dream, of days, which once were kind
    When all he knew were hands held tight, and hearts swelled up in love.
    I stopped and took the time to read sheer terror grew inside,
    For fellow saints, and angels true, who only love their God?

    Their deepened trust still held them true, in these their worsening times,
    With terrors no one can compare, their pains, their fears, their cries.
    God hears their sufferings, pains and cries
    I looked upon the darkening skies, ‘twas then it catched my eye.

    The crimsoned-petalled, sunset skies were like shades of deepening pain
    For as this little boys’ cries are heard, God’s heart, alone doth grieve.
    Mankind, with all our freedom of choice, we still choose to hurt our kin
    Yet, God himself is Love and Peace; let’s choose to heal their wounds?

    I choose to read some more in length, it took great time indeed
    But deepest gratitude welled up inside, my heart for did I see
    Fellow kinsmen, strangers too, gathering up the weak
    Gently batheing with softening cloths, and offering love to all.

  9. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/teresinka-pereiera-presidente-iwa.jpg[/img]

    Teresinka Pereiera
    Presidente of IWA

    9-11-2001

    The symbol of courage
    that stays firm
    in our souls since
    the terrorist attack in New York
    is not hatred,
    It is not vengeance,
    It is not the bombing
    of innocent people
    in other countries,
    It is not the pride of being
    citizens of the most rich
    and powerful country
    in the world.
    It is the conviction that
    only hope for justice,
    and belief in equality and
    universal solidarity
    work in opposition
    to patriotic hate.
    Someday we will make
    simple humanitarian love
    our first welcome wish
    to all dissidents of our
    politics of power.

    9-11-2013
    *********

  10. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/09/namik.jpg[/img]

    Namik Selmani

    Mallkim

    Për ata shtiranakë që thonë dhimbshëm: “Nuk jam si Nënë Tereza!”

    O ligësi, o tmerr, o moçal që fshihesh në driza
    O mallkim që mbetesh si zjarr përvëlak ndër breza
    Para një dore të zgjatur të dridhur ku flet varfëria
    Ti thua (oh!): “Nuk jam human si Nënë Tereza!”

    O Vëllam me llavën që shpirtin ta shkrumbon, ta djeg
    Ofshamë që shpërthen me klithmë në ugare në zemra
    Para një trupi të sëmurë ku minuta shton një jetë
    Ti thua pabesisht(oh!): “Nuk jam bujar si Nënë Tereza!”

    O këmbë që priteni, o dorë që mbetesh e ngrirë
    O flakë që ndizesh e shuhesh pa gjurmë në shkrepa
    Para një dite që kërkon prej teje mirësinë
    Ti thua (oh!) “Nuk jam i mirë si Nënë Tereza!”

  11. Agron Shele says:

    Poezi nga Anila Themiu

    NENE TEREZES

    Sikur të isha TI ah sikur!
    Të lindja përsëri do doja të isha TI
    Të isha kaq NJERI
    Të lartësohesha deri në diell
    si TI-Perëndi
    që lajmin e madh përcjell
    Dashuri e botës së egër
    lumturi e zemrave,
    që kurrë nuk njohën mëshirë,
    vec të tëndes zemër
    Bukë e botës së urritur
    fjalë balsam plagësh lëshuar
    kënge e jetës e pakënduar
    muzikë e shpirtit të acaruar
    Kënge paqe, dashurie
    moshë e përjeteshme rinie.

  12. Agron Shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/08/1004912_486194774808979_562200398_n-2.jpg[/img]

    Poetët apelojnë

    nga Agron Shele

    Nisma letrare e ndërmarrë nga Bordi Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS” dhe bashkëpunimit të Ministrisë së Diasporës Kosovë, ka gjetur konkretizimin e zhvillimit të aktivitetit letrar “Poetët Apelojnë”, event i cili u krye me sukses të plotë në dt 25-26 Korrik , në Prishtinë. Pjesmarrja e autorëve nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora, angazhimi maksimal i organizatoreve Hasije Selishta (Kryeziu) dhe Shefqete Goslaci, si dhe interesimi i drejtëpërdrejtë i vetë Ministrit të Diasporës Z. Ibrahim Makolli, pjesmarrjes së Kryetares së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Znj Flora Borovina dhe përfaqësuese të tjerë të lartë, krijuan mjedisin dhe perfomancën për një aktivitet sa cilësor po dhe kaq elitar. Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë do të niste sipari i çeljes së këtij eventi, ku në fjalën e hapjes Znj Hasije Selishta do të falenderonte pjesmarrësit, Ministrinë e Diasporës për mbështetjen e dhënë, si dhe do të bënte një panoramë të shkurtër të gjithë takimit. Së fundi ajo theksoi rolin dhe rëndësinë e takimeve të tilla, frymën e bashkëpunimit që duhet të kenë autorët kudo që jane e jetojnë me njëri-tjetrin dhe i ftoi ata që të bëhen misionarë të shpërndarjes së gjuhës dhe kulturës shqipe në vendet ku jetojnë.
    Në fjalën e tij Ministri i Diasporës Z Makolli shprehu impresionimin e tij për takimin letrar, vlerësoi kontributin e gjithë autorëve në diasporë, të cilët kanë shërbyer si hallka dhe ura më e mirë e komunikimit midis vendeve ku jetojnë dhe Kosovës dhe së fundi ai dha garanci të tjera bashkëpunimi edhe për të ardhmen.
    Znj Flora Borovina, do e quante diasporën si pikën e dhimbjes së një kombi, si lotin e përmallimit për vendlindjen dhe kjo forcë e madhe shpirtërore dhe kulturore, e cila vepron me efikasitet të plotë në Evropë dhe Amerikë tejçon dhe përcjell pareshtur krenarinë tonë të ligjshme kombëtare.
    Rita Saliu do të sillte emocionet dhe jetën reale aktive letrare në Amerikë, për të vazhduar më pas me përshëndetjet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Gjermanisë përfaqësuar nga Nën / Kryetari saj Z Neki Lulaj, nga Brukseli me Kordinatoren e Shkrimtarëve të Belgjikës Znj Shqiponja Duro, nga Londra me Znj Sadije Kryeziu, nga Suedia (Remzi Basha), nga Zvicra (Ajet Shala), nga Danimarka (Riza Kçiku), nga Greqia( Genta Kaloçi), nga Kanadaja ( Ismail Mustafaj), nga Austria (Gjergji Rustaj), nga Mali Zi (Anton Gojçaj), nga Maqedonia (DR Nehas Sopaj), nga Shqipëria (Namik Selmani) nga Presheva (Bilall Maliqi) etj. Vlen të theksohet se në përshëndetjen e tij, Z Bilall Maliqi do të fliste edhe për kushtet historike dhe letrare që po kalon sot terva shqiptare e mbetur jashtë kufijve natyrorë të Kosovës (Preshevë-Bujanoc), për represionin e vazhdueshëm serb dhe sulmin e simboleve të lirisë, për qëndresën dhe të drejtat e tyre për vetëvendosje.
    Moderimi aktivitetit nga Znj Shqiponja Duro, akuartiteti krijuar nga grupi kitarist i fëmijëve dhe recitimet e poetit Nehat Hoxha do përbënin larminë dhe bukurinë e gjithë pjesës së parë të këtij aktiviteti, i cili së fundi do përmbyllej me leximin e: Deklaratës së Apelit Poetik :

    DEKLARATA UNIVERSALE
    Poetët dhe artistët shqiptarë, si pjesë e vlerave dhe progresit shoqëror mbarëkombëtar, si përfaqësues të lirive themelore dhe të drejtave universale, si shprehje dhe mishërim i kontributeve për nje diversitet kulturash dhe unifikim të mendimit më përparimtar, si lajmëtarë të paqes, mirëkuptimit dhe respektit për njohje, bashkëpunim dhe harmoni, u bën thirrje gjithë autorëve dhe artistëve në mbarë botën që të bëhen pjesë e trasmetimit të këtij mesazhi dhe të ndikojnë në të gjitha istancat e tyre shtetërore për njohje të shtetit të Kosovës, respektim të sovranitetit të saj, krijim marrëdhëniesh diplomatike dhe bashkëpunim të gjithëanshëm në të gjitha fushat politike, ekonomoke dhe sociale, që edhe qytetarët e saj të aspirojnë me të drejta të plota dhe të përfaqësohen denjësisht në në të gjitha organizmat Ndërkombëtare, si komb i lirë, i pavarur dhe me të drejta të barabarta.
    Bordi Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”

    Seanca e dytë do niste në orët e mabasdites në Orllan, me vizitën e kryer tek kulla e heroit dhe martirit të Kosovës Zahir Pajaziti. Me këtë rast i gjithë grupi i poetëve dhe shkrimtarëve vizitoi ambjentet e jashtme të saj, e cila edhe pse ishte në restaurim ruante gjithë formën dhe arkitekturën e plotë , zhvilloi homazh para varrit të heroit dhe në shenjë të thellë respekti u mbajt një minutë heshtje. Interpretusi dhe poeti Ismet Krasniqi, në nder të veprës së pavdekshme të Zahir Pajazitit, aktroi një pjesë nga jeta e tij, aktrim që u ndoq dhe u përjetua nga gjithë të pranishmit me emocione shumë të mëdha.
    Pas cermonisë i gjithë grupi krijuesve u drejtua në ambientet e Lokal “ADRIATIK”, për zhvillimin e seancës së dytë “Ora Poetike”. Pamja magjepëse dhe vështrimi nga Liqeni, i jepnin interpretimive poetike gjithe sensualitetin dhe mjedisin e duhur për recitime. Nën moderimin e Agim Deskut, ku vlen të përmendet intrpretimi i But Jakut, Qerim Raqit, Iliriada Ismaili, Shefqete Goslaci, etj poetët krijuan të tjera emocione të pashlyeshme dhe i dhanë tjetër atmosferë ditës së parë të aktivitetit.
    Dita e nesërme do fillonte me seancën e fundit të gjithë këtij eventi, seancë e cila nisi nga ambientet e hotel “Kazablanka” dhe që kishte në fokus bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e gjithë krijuesve në shërbim të gjithë kulturës kombëtare. Në këtë diskutim të hapur, i cili ndiqej edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës, në emër të Bordit Drejtues: Galaktika Poetike “ATUNIS”, foli kryetarja e këtij Bordi, znj Hasija Selishta, e cila u ndal tek mënyra e organizimit të kësaj lidhjeje letrare, mënyrën e komunikimit dhe bashkëpunimit me autorët ndërkombëtërarë, hartimi antologjive letrare të përbashkëta, risisë krijuese dhe angazhimeve serioze në evente gjithëpërfshirëse, urave të komunikimit që duhet të ngrihen nga mbarë shoqatat letrare shqiptare, etj.
    Anton Gojçaj do bënte një rezome të plotë rreth situatës letrare në Mal të Zi, rreth përpjekjeve për publikimet e revistave letrare atje, funksionimit të shoqatave si dhe nevojën për bashkëpunime të frytshme për të përçuar sa më mirë dhe sa më me dinjitet fjalën shqipe.
    Dr Nehas Sopaj u ndal më shumë tek semantika e flalës, tek kriteri letrar që duhet të kete një vepër e mirëfilltë, tek funksionimi i kritikës sot dhe tek analitika dhe pasqyrimi real që i duhet berë veprës letrare.
    Namik Selmani foli për idetë dhe bashkëpunimet letrare në të ardhmen, për projekte konkrete që duhen aplikuar në të mirë të zhvillimit të sa më shumë eventeve dhe për teknikat e reja që rregullojnë marrëdhëniet dhe komunikimin krijues- lexues.
    Bilall Maliqi diskutoi rreth rolit të forcës së fjalës dhe gjuhës në ruajtjen e identitetit shqip në Preshevë, angazhimit intelektual letrar atje dhe punës së vazhdueshme për të mbrojtur dhe përsosur këto vlera.
    Edhe diskutimet e tjera kishin të njëjtin fokus dhe këndvështrim, shprehën shqetësimin real të autorëve, dëshirën e tyrë të madhe për të kontribuar dhe për të shërbyer në kulturën letrare shqiptare, angazhimin qytetar për të ndikuar dhe për të sjellë modele të reja emancipuse në shoqërinë e sotme shqiptare.
    Largohemi nga Prishtina dhe me vete kemi marrur mbresat më të pashlyeshme që dinë të afrojnë vetëm aktivitete të tilla, largohemi duke shprehur mirënjohje për dy organizatoret e palodhura Hasije Selishta (Kryeziu) dhe Shefqete Goslaci, largohemi duke marrur me vete urimet më të pëzemërta të gjithë kolegëve tanë, largohemi me dëshirën e mirë por dhe premtimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës se vitin tjetër do rikthehemi sërish, më shumë, më të konsoliduar dhe me misionin e madh në shpirt, atë të sensibilizimit dhe lançimit të fjalës, gjuhës dhe kulturës tonë të bukur shqipe .

  13. Agron Shele says:

    25-vjet pa pa poetin martir

    Nga Azem PARLLAKU

    Havzi Nela, mësuesi e poeti kryengritës kuksian, përmbyll kalvarin e gjatë të persekutimit mizor që i janë bërë kësaj treve e konkretisht zonës “Dollovisht”.
    I lindur më 24 Shkurt 1934 në fshatin Kollovoz, në jetëshkrimin e tij për nga veçoria që e karakterizon përbën një rast unikal, ku vihen përballë njëra-tjetrës njerëzorja me dhunën, shpirti prej demokrati me diktatin komunist, liria me litarin.
    Djaloshi nga Kollovozi gjithësesi që në moshë të re, i ndikuar dhe nga varfëria e tejskajshme e familjes së tij dhe të tjerave përreth saj, do të gjej më të mundëshmen për t’iu kundërvënë këtij fati. E më e mundëshmja ishin, arratisja për një jetë më ndryshe, ishin ato shënime në disa fletore, që askush përveç tij nuk mund t’i kish shkruar, shënime të cilat qartazi dëshmojnë ndjeshmërinë dhe pasurinë shpirtërore të tij. Nëpërmjet kësaj ndjeshmërie, nëpërmjet këtij komunikimi e dialogu me vetveten në qelitë e burgut Havzi Nela, nuk kish bërë tjetër, vecse cdo ditë që kalonte po faktonte atë c’ka ai kish ndjerë për kohën në të cilën jetonte, po faktonte atë të cilën vecse ndërgjegjia e shpirti i tij prej poeti e kish parashikuar.
    Pse jo; që në rininë e hershme Havziu, kish lënë të kuptonte se ishte një shpirt “rebel” dhe i papajtueshëm me atë që fati po i rezervonte.
    Njeriun të cilin liria e deshi ta kishte martir e karakterizoi ndjeshmëria ndaj saj dhe urrejtja ndaj një bote dhe kohe ku vetëm liri nuk kishte. Me kurajon e një njeriu të thjeshtë por shpirtmadh ai dalëngadalë do të identifikohej si qëndrestar i papajtueshëm me sistemin që e përndoqi dhe e vrau.
    “Jo shokë; ky popull është i sëmurë dhe të sëmurit tre gjilpëra njëherësh nuk mund ti bëhen”, kështu tha Havzi Nela në një prej takimeve më popullore në Shishtavec të Kukësit, takim në të cilin në rend të ditës ishin kolektivizimi, prishja e xhamive dhe ndërrimi i veshjes tradicionale të grave në zonë. Sigurisht që për kaq sa kish shprehur Havziu, nuk kish si të ndodhte ndryshe; Me këtë njeri duhet bërë kujdes! Abedin Noka mësues në zonë dhe bashkëkohës me Havzi Nelën, në kujtimet për këtë të fundit çmon pjekurinë dhe vizionin që e karakterizonte atë, madje në një poezi që Noka ka shkruar për bashkëkohësin e tij dhe që ua mëson nxënsve të shkollës së Novosejt e quan Havziun si lisin qënderestar në rrënjët e të cilit mbahet lëndina e luleve. “Ai ishte njeriu me një guxim të pashoq, ndoshta pasioni i madh për drejtësi, ndoshta shpirti i tij human pse jo dhe telepatia për atë ç’ka e nesërmja do të servirte e bënin këtë njeri kështu të fortë, të papajtueshëm e mendimtar ndryshe. Tek ai ne shihnim mësuesin dhe intelektualin që dallonte nga të tjerët, shihnim se si atë e transferonin sa në një shkollë në tjetrën, sa në një zonë të vështirë në një tjetër akoma më të vështirë. Atij po i’a sillnin në majë të hundës, po vazhdonin t’i thonin sa më shumë mendon, flet apo shkruan ndryshe aq më shumë do të përndiqesh. Ndoshta ai kishte vetinë t’i bënte njerëzit për vete, ndaj nuk e linin të krijonte shoqëri apo njohje solide”.
    Pasi kish kryer shkollën e mesme për mësonjës në Shkodër, në profesionin mësues Havzi Nela, nis punë në rrethin malor të Matit në shkollën fillore në Plan të Bardhë. Këtu ai përjashtohet nga mësuesia për krijime letrare të dënueshme. I detyruar ai do të vijonte të kryente shërbimin ushtarak në Elbasan. Pas kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nga ku duket se për, të ishte harruar sadopak, vazhdon të kryej detyrën e mësonjësit në Krumë, Shishtavec e Topojan, njëherësh pa shkëputje nga puna vazhdon të ndjekë studimet e larta.
    Ndërsa sapo kishte folur në takimin e Shishtavecit, mësuesi dhe poeti e kish kuptuar që ditë në liri gjithësesi nuk mund të kishte dhe kjo për faktin se ai e parandiente. Havzi Nela e njihte mirë jetën dhe psikologjinë e popullit të tij, ai e dinte se sa e vështirë ishte që për këta njerëz të thjeshtë e bujar ishte e vështirë t’u thoje mos besoni, t’u thoje hiqni dorë nga ajo traditë që i identifikonte ata, t’u shkatërroje atë pak pasuri që me shumë sakrificë e mbanin në këmbë.

    Ishte nga kjo zonë dhe poet.

    Novosej, fshati ngjitur me Kollovozin masivisht i’u kundërvu betejës për kolektivizim. Kur në atë kohë i’u raportua Enver Hoxhës për kooperativat në veri, ndër të tjera u tha se “Berlini kish rënë”. Kështu u quajt fshati ngjitur me vendlindjen e Havzi Nelës. Pikërisht menjëherë pas kësaj me dhjetra familje nga kjo zonë detyrohen të braktisin dheun e tyre për të emigruar drejt ish-Jugosllavisë e më vonë në Belgjikë për të formuar sot komunitetin më të madh të emigrantëve shqiptarë në Ferizaj të Kosovës e në Bruksel. Edhe martiri që e deshi lirinë Havzi Nela së bashku me bashkëshorten e tij Lavdijen, arratisen në ish-Jugosllavi. Në momentin kur ai po kalonte kufirin nxjerr lapsin dhe një copë letër ku në të shkruan “Lamtumirë Atdhe i dashun, po të lë me zemër plasun” Këtë letër ai e vendos në degën e një lajthie, letër të cilën më vonë e gjejnë dhe e dorëzojnë ushtarët roje të kufirit. Arratisja e Havzi Nelës ndodh menjëherë pas mbledhjes së Shishtavecit, ku ai kish shfaqur qëndrimin e tij kundër vendimeve që po merreshin në këtë takim. Ndoshta pikërisht kjo ka ndikuar që sigurimi i shtetit i asaj kohe të vihet shpejt në lëvizje. Qëndrimi në arrati i Havzi Nelës dhe bashkëshortes së tij nuk zgjat më shumë se dy javë, pasi atë e kthejnë sërish në Kukës në këmbim të kosovarëve që Shqipëria duhej t’ia dorëzonte UDB-së. Pas kësaj arratisje Havzi Nela dënohet me 15 vjet heqje lirie, ku këtë dënimin ai do ta kryente në burgjet famëkeqe të diktaturës. Dhe në burg Havzi Nela nuk do të hiqte dorë nga pasioni i tij për krijimtari. “Ma mirë plis, lëndin a fushë, ma mirë bar kullotë bagëtie. Ma mirë mos me m’njohë kërkush, kur zuzarin kam mbi krye!” Kjo është një prej të shumëtave sarkazma therëse në krijimtarinë e tij. Kështu ai denoncon shkaktarët e gjendjes, pikërisht në kohën kur bota po i sheshonte kufijtë, ndërsa në Shqipëri ishte shtuar etja për më shumë bunkerë, izolim e tel me gjemba. “I pandreqëshmi” Havzi Nela, për qëndrimet e tij kontradiktore me sistemin ridënohet sërish pa gëzuar qoftë dhe një ditë jashtë qelie. Dhe pse sërish i ridënuar dhe pse për të njejtat qëndrime ai nuk resht së krijuari, nuk resht së dialoguari në vetmi. Nëpërmjet krijimtarisë së tij, si rrallëkush ka dialoguar me mjeshtëri me vetveten dhe fatin e tij, pasi ishte jeta ajo që do t’i thërriste së nesërmes me atë zë piskatës që lëshohet prej shpirtit të poetit.
    Studiuesi i përkushtuar Petrit Palushi i cili ka mbledhur dhe botuar një pjesë të krijimtarisë së Havzi Nelës ndër të tjera veçon “Krimi ndaj Havzi Nelës, ndaj njeriut me shpirt të ndjeshëm lirik, mësuesit, poetit, veprimi i mizortë i diktaturës ndaj tij m’u në prag të shpërbërjes dhe dekompozimit të saj, është pa dyshim, një nga dëshmitë më tronditëse se si mund të vepronte diktatura mbi njeriun që kërkonte liri dhe integritet, ndërsa, në tjetrën anë, është paraqitja e përnjëmendtë e fytyrës së terrtë të saj dhe një nga aktakuzat më të ashpra ndaj një regjimi primitiv nga më të egrit në Evropë”.
    Në vitin 1986 ai pasi vuan plot 19 vjet heqje lirie, nxirret nga burgu, por gjithësesi për të mos qenë i lirë si të gjithë të tjerët në “liri”. Internimi dhjetëmuajsh në malet e Arrnit, nuk përbën ndonjë sadisfaksion për këtë njeri luftëtar, simbol i lirisë së ëndërruar.
    Më 24 Qershor 1988 Havzi Nela dënohet me vdekje. Në sallën e gjyqit Havzi Nela sërish kërkoi drejtësi dhe jo mëshirë. Sigurisht që askush prej atyre që po e dënonin poetin nuk kishte mëshirë, sigurisht që ai më mirë se askush e kuptonte që ata njerëz që kish përballë dhe predikonin drejtësi po bënin gati “kurbanin” e radhës, për t’u falenderuar nga udhëheqja dhe udhëheqësi.
    Ekzekutorët nuk kishin si të prisnin gjatë. Në mënyrë të zellshme po kaq dhe mizorisht, në orët e para të 10 Gushtit 1988, në një shesh të populluar të qytetit të Kukësit, kryejnë aktin makabër dhe të shëmtuar. Disidenti, mësonjësi dhe poeti, tashmë varur në litar, dëshmon pamëshirshmërinë e atij sistemi që çuditërisht ende mbahej në këmbë. I varur simboli i fjalës së lirë dukej sikur u thoshte mijëra syve që e shihnin “Ja ku jam unë armiku juaj! Mos provoni të mendoni, apo të bëni siç bëra unë, pasi këtë fat mund të provoni dhe ju!
    Më 10 gusht 1988, kujton studiuesi Petrit Palushi “në Kukës u ekspozua një prej pamjeve më të mizorta dhe më të shëmtuara të pushtetarisë komuniste, një “arenë vdekjeje”, siç qe shprehur dikur Neruda: këputja e frymës së Havzi Nelës, sfidantit të gjithkohshëm, njeriut me guxim të madh civil dhe i pajisur me frymën më të epërme të qytetarisë, me mbindjesinë e revoltës ndaj moralit të amoralshëm, ndaj normave të shformësuara të diktaturës”. Pikërisht, mbytja e të panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të madh të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm tashmë si luftëtar antidiktaturë, më saktë, marrja e frymës së tij, qe një prej akteve më cinike të pushtetarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e ndjeshmërisë deri në fijen më të imët. Akoma më keq mësuesin dhe poetin e kishin veshur si mos më keq. Ja si e kujton këtë skenë gazetari Rexhep Shahu “54 vjeçari Havzi Nela i varur i shihte të gjithë me sy të dalë. Një palë pantallona doku të hollë kinez, një këmishë të hollë të zbërthyer krejt, kërthiza e barku përjashtë, opingat e llastikut veshur. Kjo ishte pamja që fiksuan të tronditur qindra njerëz që e panë për të mos e harruar kurrë disidentin e poetin, të varurin e fundit nga diktaturat në gjithë Evropën. Partia kishte urdhëruar shumë kënd të shkonte ta shihte të varurin. Që të zinte mend populli dhe të mos guxonte të shante diktaturën e sistemin komunist. Një grua shtatzanë sapo e pa kufomën që lëkundej në litar dështoi foshnjën që mbante në bark. Edhe kjo ishte një vrasje tjetër e diktaturës komuniste…”
    Ndersa familjaret dhe te afermit nuk ishin lejuar të shihnin për të fundit herë njeriun e tyre të dashur, nuk u lejuan t’i jepnin lamtumirën e fundit. Ndoshta për familjarët e Havziut lehtësuese është, që vëllait të tyre i dhanë lamtumirën të gjithë ata njerëz që në heshtje mallkonin sistemin dhe kriminelët që kishin bërë këtë akt, aspak njerëzor dhe në një kohë që askush nuk mund ta kish besuar, aq më tepër ndaj një njeriu si Havzi Nela. Boll kishte vuajtur ai, tashmë sistemi të cilit i përkisnim i kishte ardhur fundi. Por ja që nuk ishte e thënë kështu. Cuditërisht ai dhe në varr nuk do të ishte në prehje si të gjithë të vdekëshmit!
    Plot dymbëdhjetë orë ka qëndruar në litar i fundit i të varurve të diktaturës, për t’u varrosur në këmbë në bregun e liqenit afërsisht tre kilometër larg qytetit të Kukësit. Përse e varrosën në këmbë, përse po e varrosnin në terrin e natës, përse dhe në varr po vazhdonin t’a dënonin!?
    Tashmë ai prehet në fshatin e tij të lindjes dhe ish~Presidenti Sali Berisha i ka akorduar titullin e lartë “Martir i Demokracisë”, ndërkohë me 22 Mars 2005 atij i është dhënë titulli “Nderi i Qarkut të Kukësit”, ndersa shkolles 9-vjecare ne fshatin e lindjes se tij i eshte vene emri i poetit liridashes.
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/08/azem-1.jpg[/img]

  14. a_shele says:

    Kosova, lule gjaku!

    nga Agron Shele

    Një lule gjaku pikon therorinë e shekujve,
    barbarinë dhe kohët tinzare që e shkelën,
    atje, mes shkrepëtimës me erë bore,
    tek gjurmët e bijve, mbetur në legjendë!

    Një lule kuqe, çel thëllimin e parë.
    Një shqiponjë këlthet lartësish,
    për kohën e madhe të lirisë,
    dhe ëndrrat e burrave martirë.

    Kosovë, lule gjaku, si me je,
    shtatore e ngritur qiejsh perëndish,
    baladë e dhimbjes dhe zemrës së trimit,
    këngërimë e shpresës dhe fatet e bijve.

    Kosovë, plagë e hapur, shqiptari!
    zemër zjarr, fushë beteje, prore ti…
    djep përkundur, valle hedhur, histori,
    Rreth flamurit kombëtar: Kuq e Zi!
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/06/kosova.jpg[/img]

  15. a_shele says:

    Zhgënjyer !

    nga Silvana Berki

    Ai, shqiptari patriot,
    Ai që jetën zgjodhi t`ja fali Atdheut
    Zhgënjyer nga politika e kombit të vet është sot,
    Dhe lotin e derdh në heshtje
    Si burrat e dheut.

    Ai, zgjodhi të flijohet,
    Dhe Gjermaninë ku u rrit e lëshoi për Atdhe
    Një armë,
    Një kapele në kokë UCK- shkroi
    Dhe shkoi atje, ku jeta hante dhe.

    Ai, mbarti vëllain e vrarë supeve
    E varrosi duke qarë pa fjalë
    I zhgënjyer sot hesht, Gjermanisë Ai në vuajtje,
    Përse vallë vdiq, edhe i pavrarë?
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/06/silvana.jpg[/img]

  16. a_shele says:

    IKANAKET

    nga Dhimiter Nica

    Ata iken me lot nga atdheu,
    atdheu nuk i nxinte, s’kish’ vend per ta,
    iken me zemer te lenduar si Prometeu
    me mushkrite e kafshuara iken ata.

    Dhe sot vijne perseri me lot,
    ulen ne gjunje e puthin token,
    atdheu per ta u kthye ne kasaforte
    dhe guret e rrukullisur “gjesdisin” boten…

    Femijet e tyre e thone fjalen atdhe,
    me gjuhen greke,italiane,gjermane…
    Fryn arome e atdheut,fryne gjer atje,
    ndaj vijne bijte ne token e baballareve.

    Atdheu per ta u be kasaforte,
    ndaj ata vijne dhe ikin vetem me lot…
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/06/dhimiter.jpg[/img]

  17. a_shele says:

    CLIMA DE TENSÃO E PROTESTOS CONTRA A COPA

    Jones De Oliveira Borges

    Dez mil manifestantes já tomam arredores do Castelão, palco do jogo do Brasil

    O jogo do Brasil é só às 16h, mas por volta das 10h40 o clima já era de tensão e protestos a cerca de 1,5 quilômetro do estádio Castelão, em Fortaleza, palco do confronto diante do México pela segunda rodada da Copa das Confederações.

    Cerca de dez mil manifestantes tomam os arredores do local entoando cantos de repúdio a diversos temas e portando cartazes, bandeiras do Brasil e usando máscaras, neste caso por temerem a ação da polícia.

    No entanto, não há registro, até o momento, de conflito entre manifestantes e oficiais.

    O policiamento tem homens da Polícia Rodoviária (que estão com armas de fogo) e fazem o controle de acesso às proximidades do estádio, além da tropa de choque, que impede o avanço dos manifestantes e até de jornalistas credenciados para a Copa das Confederações em direção ao Castelão.

    Por volta de 11h45, o protesto começou a tentar seguir o caminho rumo ao estádio, indo contra a barreira do Choque. Por enquanto, tudo segue de forma pacífica.

    Familiares de policiais demitidos entre o final de 2011 e o início de 2012, após greve de seis dias, também participam do ato.

    Há a expectativa, como relatado pelo capitão Wagner (também vereador na capital) ao ESPN.com.br, que os próprios oficiais manifestem-se junto com o grupo.

    Boa parte dos manifestantes está concentrada em frente a um supermercado, que está fechado, e uma equipe de TV afiliada da “Globo” foi hostilizada enquanto fazia imagens de dentro do estacionamento do comércio – além de xingamentos, uma garrafa de água foi arremessada contra eles.

    Um ponto de ônibus foi pichado, enquanto parte dos manifestantes cantava “sem vandalismo”. A maioria dos presentes é de estudantes.
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/06/jones.jpg[/img]

  18. a_shele says:

    Her yer GEZİ PARKI

    by Günsel Djemal Elüstün

    Tayyip’in dilinde ölümü nasıl yazabilirim?
    Hayat gülümsüyordu dişşiz bir adam gibi
    Neden biber gazı,tomalar, coplar?
    Yüksek kaldırımda canını asmış çamaşır ipine kırık mandalla
    Onlar seksi iç çamaşırı sandılar
    Pis sömürgeciler, kimdir?
    Sustum, kapa çeneni biber gazı sıkacaklar ağzıma
    İnsan DNAsında bağışıklık var mıdır biber gazına?
    Duyduk ki bir polis köpeğini işten çıkarmışlar
    Neden? Manolya,ıhlamur kokusu karıştırıyormuş elmas’a
    Okumak istiyorum, kendimi seviyorum diyor gençlik.
    Sen neyi seviyorsun
    Tayyip…
    Sana verilen ödevlerini de yanlış yapıyorsun
    ‘’orada bir ses var uzakta, o ses bizim sesimizdir’’
    Öyle bir yer var Türkiye
    Her yer GEZİ PARKI
    düşündülerini özgürce konuşan
    herşeyini paylaşan
    tek tek halkından çalmağa çalıştığın
    Tayyip…
    birlikte ölmeye nedersin?
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/06/fotongagunsel.jpg[/img]

    • [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/10/7526_1232883432442_1514320_n.jpg[/img]

      Everywhere is GEZI PARK

      In Tayyip’s language how do you write death?
      Life was laughing at us. Like a toothless man.
      Why tear gas, toma’s and batons?
      At Yüksek Kaldırım somebody has hanged somebodies life on a washing line with a broken peg
      They thought it was a lingeri
      Filthy exploiters? Who are they?
      I am silent…Shut your mouth
      They will spray pepper gas on to my lips…
      Is there any immunity to tear gas in human DNA?
      We heard that a police dog was dismissed
      Why? He was only mixing diamonds with magnolia and linden scent
      I want to study and I love myself says the youth
      What do you love
      Tayyip…
      You were given homework and you are doing it wrong
      ” There is a voice out there; far away and that voice is our voices”
      There is a place Türkiye
      Everywhere is GEZI PARK
      Speaking freely its thoughts
      Sharing everything
      You’ve been trying to steal one by one from your people
      Tayyip…
      How about dying together?

      Günsel Djemal ELÜSTÜN 20.06.2013 London

  19. a_shele says:

    Poezi nga Riza Lahi

    Poems by Riza Lahi

    NJË PLLLUMB I PËRGJAKUR PARA BIÇIKLETËS SIME

    Para biçilketës sime
    Një pëllumb i mbytur në gjak
    I pa frymë…
    Sa poezi kam lexuar për pëllumba të përgjakur
    Që në ajër
    Që në pemë
    Nga një gurë
    Nga një plumb
    Nga një shigjetë
    Gjithmonë pëllumbat ë përgjakur kanë tërhequr dhimbjen e poetëve
    Por këtë radhë
    Ky
    Para biçikletës sime
    Më ngjau si një poet
    i dobët, i fishkur, i tmerruar nga
    Gozhdët e thundrave të jetës që e shkelin përditë
    që para se të japë frymën e fundit
    reciton poezitë e tia
    të pabotuara kurr….

    DHA FRYMËN E FUNDIT DUKE I PARË ME MIRËSI

    E lidhën nga këmbët si një ka të madh
    Ia shkuan litarin ngado
    megjithëse nuk po bëzante dhe nuk kishte në mënd të ikte;
    zunë ta qëllonin
    sidomos në kokë, te sytë, pas zverkut
    Ai ende nuk po binte
    ata po i xhindoste forca e tij e heshtjes
    iu sulën me sëpata nga të gjitha drejtimet
    më së fundi ra me një tërsëllimë tmerruese dhe ata
    u larguan mënjehërë, vetëm për pak
    Ende nuk kishte dhënë shpirt!
    Ku e kish patur atë shpirt ?
    Nuk shau as mallkoi askënd, siç kish bërë tër jetës
    veçse vështronte me mirësi
    barbarët me të.
    Vazhduan ta copëtonin
    duke ia rrëmbyer nga një copë eshtër të tij
    për ta vënë në qafën oxhakut,
    si hajmali
    Në tër lagjen time krejtësisht të betonizuar.
    ishte e vetmja pishë që kishte mbetur gjallë

    GAVE THE LAST BREATH LOOKING AROUND KINDLY

    They tied by feet like a big mammoth
    They tied everywhere by rope
    Apart of
    He was not speaking at least a word, neither trying to run away;

    They started to bat in
    Grossly at the head, eyes, the neck

    He was yet resisting

    They become furious by his force of silence
    They attacked him by axes all around
    At least
    He crashed by a horrific hostility and they
    Streaked of, only for a few

    Still was alive; not yet gave up the ghost!

    Where he have had that soul?

    He nobody cursed, like have done all his life
    Only looked with Christ’s kindness
    The barbarians on him.

    They continued to fissure
    Ravishing pieces of his bones
    To hang on their’s chimney’s neck
    Like be talisman

    In my vicinage at all yet cemented
    Was
    Only
    one
    pine
    trying
    to survive
    alive
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/06/riza.jpg[/img]

  20. a_shele says:

    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/05/GAlaktikaPoetikeAtunisVULA.jpg[/img]

  21. a_shele says:

    Galaktika Poetike “ATUNIS” starton me organizimin e eventeve “100-mijë Poetë për Ndryshim në mbarë hapësirën panshqiptare dhe diasporë :
    për më shumë paqe,
    për më shumë dashuri,
    për më shumë të drejta njerëzore,
    për më shumë liri,
    për më shumë harmoni,
    për të drejtat e grave dhe fëmijëve,
    për më pak varfëri,
    për më shumë prosperitet,
    shanse të barabarta për të gjithë,
    dhe për më shumë harmoni!

    Janë të lutur të gjithë poetët shqiptarë që të solidarizohen me gjithë poetët e botës për më shumë ngjarje në shërbim të misionit hyjnor, për të protestuar me forma poetike ndaj gjithë fenomeneve negative globale dhe të bëhen pjesë e organizimeve të tilla serioze, duke filluar me kontaktimin e personave përgjegjës, dërgimit të poezive rreth kësaj tematike në postat elektonike të tyrë, fotove të ndryshme etj.
    [img]http://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/2013/05/logo-atunis-11.jpg[/img]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *