YAY ATUNIS! 100 THOUSAND POETS FOR CHANGE Galaktika Poetike “ATUNIS”-2017

14012019_1118546264907157_198429836_n

Agron Shele, President– ATUNIS Brussels, Belgium and Dr.Albana Alia, Secretary , Albania / Itali albana.alia@virgilio.it

E Mail: sheleagron@yahool.com

Website: https://atunispoetry.com/

 

Hasije Selishta – ATUNIS Prishtine, Kosove

Email : hasije.kryeziu@hotmail.com

Bilall Maliqi- ATUNIS Presheve, Kosove

Email: bilall.69@hotmail.com

Irina Hysi -ATUNIS Tirane, Albania

E mail: irinahysi@gmail.com

Rami Kamberi- Tetove, Macedonia

Email: ramikamberi@hotmail.com

Muhammad Shanazar – Rawalpindi, Pakistan

Email: shanazar@hotmail.com

This entry was posted in Brussels. Bookmark the permalink.

6 Responses to YAY ATUNIS! 100 THOUSAND POETS FOR CHANGE Galaktika Poetike “ATUNIS”-2017

  1. Agron Shele says:

    Galaktika Poetike “ATUNIS” në eventin 100- mijë Poetë për Ndryshim-2017
    Poetry of Galaxy “ATUNIS” -100 Thuasands Poets for Change-2017

    Galaktika Poetike “ATUNIS”, si Lidhje Letrare e konceptuar për një art bashkëkohor, universal dhe të pakufizuar organizoi eventet e radhës – 2017

    “Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim”

    Gjithë grupi inisiator i përbërë nga antarë të Bordit Drejtues me punimet e tyre eseistike-kritike por edhe analitike-problematike kanë shprehur opinionet e tyre ne mediet e shkruara, revista , medien elektronike dhe faqet e tjera për gjithë problematikën globale që shqetëson sot mbarë njerëzimin:
    Vlen të theksohen se Bordi Drejtues ATUNIS pavarësisht kësaj nisme ka mbajtur qëndrim permanent kritik ndaj fenomeneve negative në shoqërinë e sotme globale përmes drejtuesve të saj në Kosovë, Hasije Selishta Kryeziu, në Tiranë përmes përfaqësueses së bordit aty, Irina Hysi, në Preshevë përmes Bilall Maliqit, sikurse dhe antarëve të tjerë të bordit, si znj Raimonda Moisiu përmes artikujve të saj për dhunën në familjen shqiptare dhe në veçanësi mbrojtja e të drejtave të gruas, Enertin Dheskalit apo antarëve të tjerë të Bordit si Prof Muhammad Shanazar në Pakistan, Carolina Nazareno në Filipine, Gunsel Djemal në Angli, Eftiqia Kapardeli në Greqi, etj. Ajo që shqetësoi Bordin i cili u bë dhe pjesë e apelit Ndërkombëtar ishte burgosja masive e shkrimtarëve, poetëve dhe gazetarëve në Turqi, shenjë kjo që paralajmëroi diktaurën më të re në botë, por dhe angazhimit më të madh në Shqipëri, e cila ka sjellë drama të shumta në jetën sociale të vendit dhe kryesisht tek gruaja shqiptare, e cila fatkeqësisht vazhdon të përvuajë inferioritetin e mbojtjes civile, por dhe mentalitetit të pandryshuesjsëm të vendit falë politikave të gabuara dhe trazicionit të përjetshëm të instaluar aty.

    Poetët janë lajmëtarët e parë të ngjarjeve dhe dramave jetësore dhe si të tillë ata në mbarë botën kanë hedhur idetë për një botë ndryshe, më të bukur dhe më të drejtë. Globalizmi sot ndeshet me problemet e mëdha të krizës ekonomike, me fuqizimin e politika ekstremiste, me dhunën dhe trafikimin e vajzave, ndeshet me urrejtjen fetare, me urrejtjen etnike, me konflikte të armatosura, me problemet ekologjike dhe një sërë fenomenesh të tjera që e kanë bërë jetën njrëzore shumë të pasigurtë. Artistët dhe poetët me misionin e tyre human kërkojnë më shumë paqe, drejtësi, mirëkuptim, bashkëjetesë dhe harmoni racore e fetare. Në kufijtë e zhvillimeve ku njerëzit falë teknologjisë elektronike janë kaq pranë diskutojnë, debatojnë, arsyetojnë por dinë edhe të protestojnë ndaj revansheve apo veprimeve arbitrare dhe të papranueshme për civilizimin e sotëm.

    Poetët luten por dhe kërkojnë me forcë nga gjithë istrumentet drejtuese dhe përgjegjëse që në emër të princive njerëzore të ketë dashuri, respekt dhe paqe.

    Paqja mbretëroftë në zemrta dhe shpirtrat e njerëzve kudo që jetojnë.

    Agron Shele – Kryetar i Bordit ATUNIS

  2. Agron Shele says:

    GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS”
    “ATUNIS” – ALBANIA

    100.000 POETË PËR NDRYSHIM
    THIRRJET E POETËVE PËR NDRYSHIME !…

    “Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim”!

    Eventi i përvitshëm 100- mijë poetë për ndryshim, sikurse në gjithë botën vjen dhe në Shqipëri me protestën e poetëve dhe intelektualëve ndaj fenomeneve shoqërore, fenomene të cilat vazhdojnë të jenë të mprehta dhe për fat të keq të agravojnë edhe më shumë në mjedisin tonë jetësor.
    Cilat realitete të jetës sonë e pengojnë gruan per formimin e një personaliteti shpirtëror?
    “Personaliteti – kjo është pafundësia e mundësive, ky është perspektiva e pakufishme e zgjedhjes”.
    Çfarë përfshihet në konceptin e “kulturës shpirtërore të shoqërisë”? Ndërgjegjja, zbulon kuptimin:
    Kuptimi i realitetit lidhet drejtpërdrejt me marrëdhënien e individit me jetën.
    Konceptet i “botës shpirtërore”, “vetëdijes”, “mentalitetit” “kultura në kulturë”,?
    Shoqëria moderne ofron një gamë të gjerë opsionesh për gruan me kompetenca.
    Ne shpresojmë që ” gruaja dhe shoqëria”, do ju ndihmojë të gjeni vendin tuaj në botë, për të identifikuar mënyrat për të adresuar sfidat e reja, për të parë mundësinë e realizimit të plotë të aftësive, për të krijuar veten si një grua unike.

    GRUAJA NJË CIVILIZIM UNIVERSAL

    Gratë – kjo është BOTA”!
    A është gruaja një fenomen? Burimi i jetës! Drita e saj e brendëshme, ngrohja e shpirtit që lind me dashuri, gjithçka që ka rëndësi të madhe para nesh, misteri evolues i Tokës, ndryshim, evolucion, rritje ndërgjegjësimi që me dritën dhuruese të fjalës e bën të nevojshme qenien plot kuptim nga pafundësia në pafundësi për përsosmëri Krijimi, Fryma e lirë e gruas.
    Gjithçkaja, një ekzistence të brendshëme ekzistuese, kjo fuqi e madhe e një perandorie të qëndrueshme, sepse ushqen gjithçka që simbolizon forcën shtytëse dhe pasionin, një simbol i fuqisë brenda një qytetërimi e cila nënkupton kompletimin e krijimit të njerëzimit.
    Hyjnia e Madhe luan një rol mbizotërues në llojin e okupimit femëror.

    BOTA E GRUAS

    GRUAJA ndjek kursin natyror të gjërave si mënyra e vetme për të arritur harmoni me mbretin e natyrës, duke lidhur botët e jashtme me qendren e universit”! Pikat e forta të saj shumohen, kur vepron me energjinë përbërëse mirësi.
    “Gruaja…mban fillimin e gjithçkaje, bota lëviz në një gjendje të caktuar përfundimtare. Sot elementi me i rëndësishëm i strukturës sociale – është Gruaja. Pozita e saj shërben si një barometër tregon shkallën e progresit të saj drejt ofrimit të qytetarisë me mundësi reale për zhvillimin socio-kulturor.
    Qytetërimi modern perëndimor ka përparuar shumë përgjatë rrugës së zhvillimit të lirisë personale të gruas, mundësive dhe zgjedhjes së saj shoqërore.
    Struktura e gruas në shoqëri është subjekti i saj i ndryshimit.

    Irina Hysi
    Tiranë, 30. 09.2017

  3. Agron Shele says:

    00.0000 POETË PËR NDRYSHIME- KOSOVË
    100 Thausands Poets for Change – KOSOVË

    Kosova në ditën e manifestimit poetik 100- mijë poetë për ndryshim- 2017!

    Organizer : Hasije Selishta Kryeziu
    Presidente ATUNIS- KOSOVË

    Edhe këtë vit, si kurse vite me rradhë, Kosova i është bashkangjitur shteteve nga e gjithë bota për manifestimin poetik “100 mijë poetë për ndryshim”. Manifestimi u arganizua në disa qytete të Kosovës, përmes vargut të protestuar kundër diskriminimeve njerëzore, racore , kriminalitetit , luftës , si dhe të gjitha padrejtësive tjera që po ndodhin në rruzullin tokësor.

    Poetët përmes këtij manifestimi i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore të të gjitha vendeve që të sillen me refugjatët kudo nëpër botë sipas rregullave humane njerëzore e të mos bien ndesh me ligjet ndërkombëtare, që të mos ushtrohet dhunë ndaj tyre dhe të mos lejohet që ata në mënyrë alarmante të mbesin rrugëve. Kërkojmë që refugjatët të strehohen në mënyrë urgjente duke i ndihmuar pa dallim race e feje.
    Gjithashtu do të apelojmë që konfliktet të ndërpriten sa më parë e të fillohet jetë sa më normale.

    Manifestimi u shënua në disa qytete të Kosovës me numër të konsiderueshën të pjesëmarrësve poetë, artistë etj.
    Një fenomen tjetër që ka shqetësuar dhe është apeluar përmes këtij tubimi është dhe mbrojtja e të drejtave të grave, të cilat ende përballen me dhunën, shantazhin psikologjik e social dhe përkrahjen e paktë të shtetit për të drejtat e tyre, të drejta që janë të saksionuara në ligje ndërkombëtare.

    E rëndësishme është se çdo vit, poetët dhe inteligjenca po arrijnë të ndërgjegjësojnë gjithë akseset shoqërore për më shumë paqe, më shumë humanizëm, më shumë të drejta dhe më shume liri dhe të drejta themelore njerëzore.

    Paqe !
    Peace !

    Hasije Selishta Kryeziu
    30. 09. 2017

  4. Agron Shele says:

    GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS”
    “ATUNIS” LUGINA PRESHEVË

    100.0000 POETË PËR NDRYSHIME
    THIRRJET E POETËVE PËR NDRYSHIME !…

    “Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim”!

    Të nderuar dashamirë të artit poetik, letrar dhe të kulturës në përgjithësi, mirë se keni ardhur në Manifestimin vjetor dhe të veçantë që e organizon “Galaktika Poetike Atunis” “100.000 poetë për ndryshime”.

    Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.

    Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit.

    Të nderuar nxënës,

    Edhe në tre komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria.

    Këto tri komunat tona i preokupon në masë të madhe edhe papunësia, zbrazja e qyteteve nga popullata, e që përbën një rrezik të madh për ruajtjen e substancës kombëtare në këto komuna të populluara me shqiptarë.

    Shqetësim tjetër është edhe zvoglimi i paraleleve me nxënës shqiptar si pasojë e emigrimit të shumë familjeve shqiptare për në botën perëndimore për shkaqe të rënda ekonomike e sociale, pra me një fjalë gjendja faktike është shumë e rrezikshme për ruajtjen e popullatës për të mos u shpërngulur.

    Edhe kultura, pjesë e së cilës jemi ne shkrimtarët, poetët, piktorët dhe të gjithë ata që merren kryesisht me kulturë, jemi të minimizuar nga pushteti qëndror, por edhe nga pushtetet lokale ku e administrojnë pushtetarët shqiptar. Këtë e dëshmon fakti se aktivitetet kulturore letrare organizohen më tepër në baza vullnetare, pa ndonjë ndihmë apo përkrahje të arsyeshme financiare, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të kulturës si në komunat të tjera që na rrethojnë.

    Edhe në rrafshin politik e social jemi të shkelur nga pushteti qëndror, duke mos krijuar kushte dhe rrethana lehtësuese për qytetarët tanë, për të hap ndonjë organizatë prodhuese e me këtë ta zbusë papunësinë enorme që e ka kapluar Luginën si tërësi gjeografike, e të ndalet migrimi i popullatës për në vendet perëndimore.

    Pra ne poetët artistët, shkrimtarët kërkojmë të drejtat tona në çdo lëmi të jetës, të cilat për fat të keq po shkilen, kërkojmë një qasje më të madhe dhe unifikuese e politkës shqiptare për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të kërkuar me ngulm të drejtat aq sa i kanë serbët në Republikën e Kosovës, në mënyrë që ne mos të jemi qytetarë të rendit të dytë.

    Këtë opinion po e përmbylli me këtë thënie :

    “Nuk është gabim nëse dike e kanë emëruar udhëheqës, ndërsa gabim është nëse udhëheqësi është kriminel” /Gjordano Bruno/.

    Prandaj ne poetët e “Galaktika Atunisit”, gjegjësisht “Atunis Lugina” jemi kundër luftës, kundër politikës diskriminuese, kundër veseve të këqia në shoqëri dhe nga ky manifestim dalim me këto konkluzione:

    Shiqptarët e këtij rajoni të kenë të drejta të barabarta siç e kërkon modeli evropian;
    Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;
    Për një mirëqenie sociale;
    Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social dhe
    T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare;

    Bilall Maliqi

    Kryetari i “Atunis” Lugina Preshevë

  5. Agron Shele says:

    Poerzi nga Agron Shele

    Gjuhë nga gjuha e nënës sime

    Shumë ëndrra ndjekin pas rininë time
    botën, kur para sysh e afroja
    shikoja meridianët si ndanin kontinente
    dhe paralelet vijëzuar ndër oqeane
    s’ harroja të ndiqja trajektore avionësh
    lundruar përmes thellësisë blu
    dhe unë,
    një grimcë e vetme hapësire
    të zgjodha ty o vendi im!

    Aty në vendin ku jetoj,
    qyteti përhumb para madhështisë
    mes statujash e ngjyrimeve të pafundme dritash
    autostradave me lumenj makinash që gjarpërojnë
    vragave të krisura të tokës,
    ndërsa unë, si në kryqëzimet e mëdha
    nuk kërkoj më shumë se një copë qiell
    një përrua të vogël,
    një pyll që ndjell fëshëfërimën e largët,
    një cicërimë të munguar harabeli,
    pak maja malesh përqafuar nga bora
    dhe gjuhë nga gjuha e nënës sime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *