Hasije Selishta Kryeziu- ATUNIS -Prishtine, Kosovo- 2014

ORGANIZER: Hasije Selishta Kryeziu

CONTACT: hasije.kryeziu@hotmail.com

 

This entry was posted in Prishtine. Bookmark the permalink.

3 Responses to Hasije Selishta Kryeziu- ATUNIS -Prishtine, Kosovo- 2014

  1. Ana Kove says:

    Mbrëmjë poetike në Ferizaj me moton “100 Mijë Poetë Për Ndryshime”

    http://ferizajpress.com/portal/mbremje-poetike-ne-ferizajme-moton-100-mije-poete-per-ndryshime/

    Të shtunën në Ferizaj u organizua mbrëmje poetike me moton “100 mijë poet për ndryshime” ku morrën pjesë krijues nga Ferizaj,Vitia,Istogu,Mitrovica,Shqipëria dhe Mali i Zi.
    Ky manifestim u organizua në ditën kur në të gjitha vendet e botës tubohen poetë,shkrimtarë,artistë,piktorë dhe njerëz të artit.
    “Është ky manifestim ku edhe ne në Ferizaj ,si tri vite më parë edhe sonte të jemi pjesë e zërave që hedhin mendimin dhe dëshirat në univers duke thirrur për të Mirën,Paqën dhe Mirëqenjen për të jetuar më dinjitetshëm” tha në fjalën hyrëse organizatori i kësaj mbrëmje Menduh Leka.
    “Qyteti i Ferizajt është i pari në Kosovë që nga viti 2011 i’u bashkangjit manifestimeve të tilla nga një grup i poetvëve të vullnetit të lirë. Është manifestim që motoja e tijë tregon se mbi 100 mijë poet kërkojnë ndryshime positive në çdo aspekt të jetës shoqërore,ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit” tha Leka.
    Për të marrë pjesë në këtë manifestim kishte ardhur edhe Adriana Istrefi nga Durrësi, përfaqësuese ndërkombëtare e Organizatës Botërore të Poezisë në Amerikë.
    Por fjalët se vërtet poetët janë një hap para politikës i vërtetoi poeti nga Rozhaja i cili përveq tjerash paraqiti edhe gjendjen e popullit shqiptar në Mal të Zi ,Ali Daci.
    “Për tu dhënë një pasqyr më të kjartë se deri ku kan mbrri politkat qeveritare,okupuese dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve po u them vetëm një fakt.Unë jam kujdestar i vetëm një nxënësi në klasën e shtatë.Besoj që kjo është mjaft të tregohet se deri ku e kan pru politikat diskriminuese dhe hegjemoniste sllave popullin shqiptar në këtë pjesë” tha Daci, autor i tri vëllimeve të botuara dhe Themelues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve “ në Rozhaj.
    Edhe Flora Peci nga Mitrovica,autore e dy vëllimeve poetike kishte ardhur të marrë pjesë në këtë mbrëmjë poetike.
    “Vijë nga Mitrovica, nga qyteti që e ndanë lumi i Ibrit, lum i cili pikon gjak” tha Peci duke përshkruar gjendjen e qytetit ku jeton ,para se të lexonte poezitë e saja të cilat u përcollën vërtet me interesim.
    Nuradin Ymeraj kishte marrë rrugë nga Istogu që ti bashkohej kësaj mbrëmje,të shkëmbente mendime dhe përvoja më poetët nga vise të ndryshme të shqiptarisë.
    Por do tu mbeteshim borgj sikur mos ti përmendim edhe gjithë ata krijues ferizajas të cilë vërtet i dhanë kuptim kësaj mbrmje.Ishin aty,Qëndresa Halili,Dije Lohaj,Xheladin Rexhepi,Rreze Abdullahu,Kemajl Aliu,Lirije Asllani,Mirlinda Koxha,Kaltrinë Lohaj ,Rije Hashani ,Menduh Leka dhe musafirja nga Vitia Zymrije Salihu.
    Ishte një mbrëmje poetike ndryshe nga ato që mbahen zakonisht, e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë nga organizatori ishte paraparë në formë bisedime dhe shkëmbim të përvojave dhe përshtypjeve ,për të vazhduar me pjesën e dytë , leximin e poezive.
    Ky organizim i kësaj mbrëmje ishte mbështetur nga kryetari I Komunës së Ferizajt Muharrem Svarq i cili në pamundësi për të marr pjesë kishtë dërguar përfaqësuesin e tijë nga kultura që në emër të tij të përshëndes këtë takim,z. Sabri Pajazitin.

    /FerizajPress/

  2. GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS” KOSOVË

    Manifestimi poetik “ 100 mijë Poetë për Ndryshim “

    “ 100 Thausands Poets for Change “

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/1477503_376093649206764_1447885190_n.jpg[/img]

    Në Kosovë ashtu sikurse në mbarë botën u mbajt manifestimi poetik “ 100- mijë poetë për ndryshim”. Në Prishtinë, Ferizaj dhe në disa qytete të tjera u manifestua nga artistët, poetët, shkrimtarët , këngëtrët, piktorët, me moton për një ardhmëri më të mirë të populit të Kosovës dhe që në të ardhmen të mos ketë më dhunë e diskriminim në vend:

    Aspektet ku u pëqëndrua evenimeti ishte:

    qenia njerëzore të frymojë në frymën e lirisë, duke mos ushtruar dhunë ndaj saj .

    qenja njerëzore të trajtohet e njejtë, pa dallim race, feje e ngjyre.

    të zhduken e të zbulohen të gjitha krimet e rënda e të lehta të shkaktuar në mënyra të ndryshme , si ato njërëzore, politike, ekonomike, shoqërore etj.

    Ti pritet rruga dhunës në familje, në veçanësi ndaj gruas, femrës, dhe fëmijëve .

    Të ndalohet puna e hershme tek fëmijët adoloshentë.

    Të mbrohen fëmijët dhe foshnjet nga diskriminimi i të rriturve.

    Që të gjitha institucionet të funksionojnë në harmoni me ligjet.

    Të të përmirësohen kushtet e shërbimit nga institucionet shëndetësore.

    Të krijohen kushte optimale për të sëmurët mental, dhe të kenë sigurim social që të shmanget rimi tyre në kushte të mjerueshme dhe në rrugë.

    – Të jepet ndihme sociale për të larguar lypsarët na rruga.

    Të luftohen të gjitha llojet e krimeve njerëzore, ekonomike etj.

    Të luftohet fenpmeni i prostuticionit, drogës, bixhozit dhe korrupsionit që po rritet dita ditës.

    Të funksionojë e drejta ligjore njësoj për të gjithë qyetarët e Kosovës.

    Të luftohet krimi në familje, dhuna, korrupsioni, ryshfeti dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare si dhe të vendosen saksione ndaj gjithë shkelësve dhe abuzuesve të ligjit.

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/shef.jpg[/img]

    Meqenëse kohët e fundit janë rritur shumë dukuritë negative të shoqërisë tonë, ngritëm zërin tonë intelektual për më shumë:

    Mirëkuptim

    Paqe

    Të drejta njerëzore

    Harmoni

    Begati

    Dashuri njerëzore

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/h1.jpg[/img]

    Në kontekstin e problematikës së pa zgjidhur të familjeve kosovare u ngrit zëri :

    – Të gjenden sa më shpejt të zhdukurit e luftës dhe t’ju kthehen familjeve të cilët presin në ankth,
    – Të dënohen kriminelët e luftës dhe të paguhen të gjitha dëmshpërblimet që u bënë në luftë , si humbja e njerëzve, gjithashtu edhe ajo ekonomike, duke u kompenzuar shtëpitë e shkatërruara apo të djegura nga agresori,
    – Të kthehen të gjitha borxhet nga agresori që u shkaktuan gjatë luftës.
    – Të paditen agresorët për dëmet njerëzore dhe materiale që shkaktuan në Kosovë.
    – Të përmirësohet jeta e luftëtarëve të lirisë dhe invalidëve të luftës, familjarëve të tyre t’u shtohet kujdes dhe të trajtohen nga traumat e luftës.
    – Të mos shfrytëzohet qenia njerëzore për përfitimet dhe të mirave materiale.
    – Të trajtohen dhe të dalin në pah të gjitha dhunimet e femrave të bëra gjatë luftës.
    – Të punohet me rininë dhe edukimin e saj, duke filluar në moshë sa më të re që të sendërtohet ardhmëria e vendit.
    – Të ruhet trashigimia kulturore dhe të punohet në restaurimin e objekteve të shkatërruara nga sisitemi i mëparshëm

    – Të planifikohen punët afatshkurtëra dhe afatgjata në interes të shoqërsië dhe të vendit, në mënyrë që të eci vendi me standarte evropiane.

    Të vlerësohet arti si trashëgimi kulturore dhe pjesë e patjetërsueshme e identitetit të tij, sepse një popull pa art është si një pemë që s’ujitet,

    Të zhvilohet ekonomia e vendit dhe të hapen vende të reja pune, në mënyrë që rinia të mos migrojë jashtë vendit.

    Të sigurohen dhe të ketë përkujdesje më të madhe për të moshuarit, sigurime sociale, mjekësore, plotësim të kushteve të jetës, ndërtimi i institucioneve, që ata të mund të futen në funksion .

    – Të shikohet me përparësi mbrojtja e ambientitsi dhe përkujdesja ndaj kafshëve dhe shpezëve .
    – Të thuhet një JO e madhe të gjitha padrejtësive, duke luftuar prapambetjet dhe funksionimin e frymëve të ndryshme që vijnë nga vende të ndryshme me qëllim destabilizimi të vendit.
    Të metat e shoqërisë të luftohen nga të gjithë, sepse të gjithë kemi obligim, që të ecim në rrugën e prosperitetit dhe standarteve më të qytetëruara.

    Hasije Selisha Kryeziu

    Presidente “ATUNIS” Kosova

  3. [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/10708472_376961029120026_1516819322_n.jpg[/img]

    Eventi global:

    100-mijë Poetë për Ndryshim- Ferizaj 2014
    100 Thausands Poets for Change – Ferizaj 2014

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/10621178_376123399203789_113496105_o.jpg[/img]

    Organizator Menduh Leka
    Organizer Menduh Leka

    Lidhje e Krijuesve në Ferizaj në bashkëpunim me Galaktika Poetike “ATUNIS” organizoi eventin ” 100 mijë Poetë për Ndryshim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *