Organizer: Bilall Maliqi ATUNIS- PRESHEVE, KOSOVE 2013

Organizer:  Bilall Maliqi ATUNIS

CONTACT:  bilall.69@hotmail.com

This entry was posted in Presheve. Bookmark the permalink.

One Response to Organizer: Bilall Maliqi ATUNIS- PRESHEVE, KOSOVE 2013

  1. [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/b13.jpg[/img]

    GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS”
    “ATUNIS” LUGINA PRESHEVË

    100.0000 POETË PËR NDRYSHIME

    ZËRI I POETËVE ZË THIRRËS PËR PAQE !…

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/b12.jpg[/img]

    Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim!

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/b11.jpg[/img]

    Të nderuar dashamirë të artit poetik, letrar dhe të kulturës në përgjithësi, mirë se keni ardhur në Manifestimin vjetor dhe të veçantë që e organizon “Galaktika Poetike Atunis” “100.000 poetë për ndryshime”.
    Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar me shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.
    Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit.
    Dihet mirëfilli se disa vende edhe më tutje janë në flakë të luftës, aty edhe shkilen të drejtat elementare për zhvillimin e një jete normale në të gjitha aspektet, kështuqë poetët ngrisin zërin e protestës shpirtërore me anë të shkrimeve të tyre, piktorët me anë të pikturave të lloj-llojshme dhe me anë të organizimeve të manifestimeve të cilat përçojnë mesazhe përmirësimi dhe vetëdijësimi të të gjithë atyre që janë kundër qytetërimit.

    Të nderuar të pranishëm

    Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova.
    Këto tri komunat tona i preokupon në masë të madhe edhe papunësia, zbrazja e qyteteve nga popullata, e që përbën një rrezik të madh për ruajtjen e substancës kombëtare në këto komuna të populluara me shqiptarë.
    Shqetësim tjetër është edhe zvoglimi i paraleleve me nxënës shqiptar si pasojë e emigrimit të shumë familjeve shqiptare për në botën perëndimore për shkaqe të rënda ekonomike e sociale, pra me një fjalë gjendja faktike është shumë e rrezikshme për ruajtjen e popullatës për mos shpërngulje.

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/b14.jpg[/img]

    Kultura dhe politika

    Dihet mirëfilli se kultura dhe politika kanë kahje diametralisht të kundërta, andaj çdo përpjekje për ta politizuar atë shkon në dëmë të kulturës, artit dhe të gjitha pjesëve të tjera që bien në fushën e kulturës.
    Jemi të vetëdishëm se kultura në këto tri komuna nuk përkrahet as moralish e lëre më materialisht, atëherë shtrohet pyetja: si mund të zhvillohet një aktivitet kulturor pa mbështetje materiale, si mund të botohen libra të autorëve të këtij etnikumi pa përkrahje materiale, si mund t’i nxisim të rinjtë që t’i lënë veset e këqia si: përdorimi i drogës, prostitucioni, hajnia dhe humbja e kohës kot nëpër kafene të qytetit pa zhvillime letrare apo aktivitete të tjera kulturore, e për të gjitha këto duhet përkrahje materiale dhe politika t’i heq ndikimet në Shoqata Joqeveritare që veprojnë në tri komunat tona dhe ato të funksionojnë sipas statutit të tyre, dhe të përkrahen moralisht dhe financiarisht të gjitha, varësisht zhvillimit të aktiviteteve të tyre, dhe në këtë mënyrë aktivitete do të ketë, kultura do të lulëzojë dhe rinia do ta gjenë vendin e tyre nëpër këto aktivitete të cilat janë të karakterit edukativ.
    Këtë opinion tim po e përmbylli me dy thënie :
    “ Doktrina ime është e thjeshtë:
    Jepi çdo njeriu aso të drejtash çfarë dëshiron të kesh vetë, jo më shumë e më pak assesi”
    Bertrand Rassell
    Dhe

    “Kush e sheh të keqen dhe nuk reagon kundër saj, bëhet pjesë e keqbërësve”
    M. Luter King

    Prandaj ne poetët e “Galaktika Atunisit”, gjegjësisht “Atunis Lugina” jemi kundër luftës, kundër politikës diskriminuese, kundër veseve të këqia në shoqëri dhe nga ky manifestim dalim me këto konkluzione:

    1. Për një politikë unifikuese e faktorit politik të Luginës;
    2. Për të drejta të barabarta të shqiptarëve siç e kërkon modeli evropian;
    3. Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;
    4. Për një mirëqenie sociale;
    5. Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social dhe
    6. T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare;

    Preshevë, Kryetari i “Atunis” Lugina
    26 shtator 2014 Bilall Maliqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *