Rami Kamberi -ATUNIS Tetove, MAQEDONI 2014

Organizer: Rami Kamberi

CONTACT: ramikamberi@hotmail.com

This entry was posted in Tetovo. Bookmark the permalink.

One Response to Rami Kamberi -ATUNIS Tetove, MAQEDONI 2014

  1. Rami Kamberi says:

    Galaktika Poetike Atunis / Tetovë – Maqedoni

    100- Thausands Poets for Change / Tetovë – Maqedoni

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/537399_186228098192764_1198233074_n.jpg[/img]

    Organizer: Rami Kamberi

    Mes mjegullës së shpresës

    Si gjithandej nëpër atdheun tonë të pushtuar. Protesta, demostrata, luftë vetëm e vetëm që liria të ketë kuptim.
    Shekujt dëshmojnë se fati i shqiptarëve nuk ishte fat, që buzëqesh.
    Ishte një fat ku motet kishin vetem egersirë, bubullimë dhe dritë që bënin rufetë nga të ikin. E, ata që mbetën mbushën tokën me varre nga krimet e barbarëve që kishin vetëm një gjuhë – shqiptarii mirë është vetëm shqiptari i vdekur.
    Kjo është një koherencë e shqiptarëve ndër shekuj. Por sot në mileniumin e ri. Si duken shqiptarët – pikë e pesë. Ku në liri apsolute e ku nën peshën e robërisë.
    Nuk do të thosha më shumë për tërësinë e gjeografisë shqiptare, por, do të thosha për një pjesë të kësaj gjeografie – shqiptarët në atdheun e tyre që administrohet nga shteti Maqedoni.
    Një shtet multinacional, por, forcën e shtetit e kanë vetëm ata me thirrje slave. Pra, ata që bëjnë qeverinë dhe që administrojnë shtetin në fjalë. Ka edhe shqiptar, që janë pjesë ose më mirë thënë që i sheërbejnë kësaj qeverie si gjithmonë që nga 1945.
    Edhe sot shqiptarët brenda këtij shteti jetojnë me ankthin – fajtor kujdestar e, në vecanti, që nga pavarësia e saj aty kah vitet 1991-1992, por ajo që është më e dhimbëshme pas vitit 2001 kur shqiptarët me ëndrrën e shpresës ishin në pritje të lirisë e barazisë dhe, shpresës për një jetë më të mirë, jo ti thuan diskriminimit si në kuptimin jetik poashtu dhe në kuptimin politik,
    Të diskriminuar në akte politike, në vendimarrje për zhvillim, në miratimin e ligjeve e më shumë se kjo që u tha.
    Papunësi, rinia e pa shpresë nga ata, që të paktën thirren si përgjegjës politik – partitë politike shqiptare, shikon vetem shtegun e ikjes nga atdheu i tyre, për të zbutur gjuhën e skamjes.
    Pushtetarët, duke njohur dobësinë politike të faktorit shqiptarë, nuk ndalojnë me diskriminim duke shkuar deri te pika më e ndijshme, si: duke i quajtur shqiptarët të ardhur në këto anë dhe, duke i paraqitur si pupull pa qytetrim.
    Diskriminimi nga cdo anë, dënime pa dëshmi, rrahje fëmijësh, mos respektim të së drejtës, që vetë ata e kanë miratuar në ligjet e Kushtetutës së Maqedonisë.
    Shumë dëshmi flasin për shkelje fragante të të drejtave të njeriut, por, e keqja nuk ndalon. Më e keqja qëndron tek ata që thirren si përgjgegjës politik nga krahu, që subjektet politike i emërtojnë shqiptare.
    Ata, që gjoja përfaqësojnë shqiptarët.
    Thirrja e tyre në respektimin e Marrëveshtjë së Orit, në të drejtën për gjuhë e flamur, në punësime dhe zhvillim ekonomik, e kanë lodhur popullatën shqiptare.
    Intelektualët të cilët janë përgjegjës për fatin e popullit, nga frika e ndëshkimeve, janë pajtuar me heshtjen, duke u justifikuar se populli i ka të zgjedhurit në parlament. Jënë njerëzit e thirrur për realizimin e së drejtës të popullit, njerëzit, që paguhen nga populli.
    Edhe fjala e ambasadorit amerikan z. Poll Uollers: politikanët në Maqedoni punojnë për interest e tyre përsonale e jo për popullin, mbeti e heshtur, nuk diskutohet, as që dikush mund ta thotë se e ka dëjuar.
    Kështu ende në emër të nacionalizmit, luhet loja për nënshtrim dhe përvetësim të djersës së popullit.
    Popullata edhe kur shfaq gjuhën e grevave, nga pushtetarët kërcnohet, e në vecanti kur duan të demostrojnë edhe forca e arsimit. Ska gjë, heshtet sepse ka frikë dhe, besonjnë se qeveria brenda një nate mundë të punësoj 35000 mësimdhënës e edukatorë.

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/10717883_380217158793856_1023255359_n.jpg[/img]

    Kudo keq e më keq, shendetësi, shkolla, ndërmarrje publike, nëpër komuna e nëvecanti ato shqiptare, krizë edhe për ujë e të mos flasim për ekonomi zhvillim art e kulturë.
    Shpesh herë të bie në sy e të dëgjojnë veshët se si të gjitha komunitetet të bashkuar qajnë hallet e sëardhmes.
    U dëgjohet vetëm ofshama: ah! Politika ah! Dhe kaq.
    Dhe, kuptohet politikanët nga viti në vit vetëm llogarisin hesapet e tyre dhe, se si të jenë të gatshëm për zgjedhje te reja, jo për zgjithje të problemeve.
    Kjo është e vërteta e shqiptarëve në shtetin Maqedoni.
    Të heshtur, duke vështruar kah shteti Shqipëri e duke u pikëlluar për mos forcën e saj politike. E, kah shteti Kosovë shikimet u mbeten si në piskamë duke u pyetur si është e mundur që të harrohet ajëoqë e përjetoj populli, ku mbet gjaku i dëshmorëve të lirisë, si ata që morën mandate përvetësojnë djersën popullit dhe, përsëri shqiptarët e këtij shteti hështin. Por, hështja e tyre dikë pasuron, aq saqë nuk dinë cbëjnë me pasuri e, dikë ( jo më pak se 70% e popullatës) e cojnë buzë greminës së skamjes.
    E gjithë kjo është mjegull e shpresës se një ditë drejtësia do ta thotë fjalën e saj, por, i mbetet kohës, dashtë Zoti e na bekon me mbarësi e guxim nëse jo më shumë, të paktën të mos jemi e keqja e vetvetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *