Organizer: Bilall Maliqi ATUNIS- PRESHEVE, KOSOVE 2015

Organizer:  Bilall Maliqi ATUNIS

CONTACT:  bilall.69@hotmail.com

This entry was posted in Presheve. Bookmark the permalink.

2 Responses to Organizer: Bilall Maliqi ATUNIS- PRESHEVE, KOSOVE 2015

  1. GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS”
    “ATUNIS” LUGINA PRESHEVË

    100.0000 POETË PËR NDRYSHIME

    ZËRI I POETËVE ZË POETIK I PAQES !…

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/11999036_1102181953144059_8718615568249584053_n-1.jpg[/img]
    Bilall Maliqi

    “Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim”!

    Të nderuar dashamirë të artit poetik, letrar dhe të kulturës në përgjithësi, mirë se keni ardhur në Manifestimin vjetor dhe të veçantë që e organizon “Galaktika Poetike Atunis” “100.000 poetë për ndryshime”.
    Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar me shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.
    Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit.
    Jemi të vetëdishëm se kohët e fundit nga vatrat e luftës nëpër qytetin tonë në Preshevë po kalojnë mija e mija migrantë sirianë, afganistan e të tjerë, pasqyrë kjo rrënqethëse dhe dhembjeje. Këta migrantë kanë kaluar mija kilometra, nëpër kufij të Greqisë dhe të Maqedonisë, janë rrahur e keqtrajtuar, janë abuzuar materialisht nga njerëz të pandërgjegjshëm, andaj edhe ne si poetë të këtij nënqielli apelojmë për hmuanizëm, tolerancë dhe ndihmë këtyre migrantëve, në mesin e të cilëve ka gra, pleq e fëmijë, kështuqë poetët ngrisin zërin e protestës shpirtërore me anë të shkrimeve të tyre, piktorët me anë të pikturave të lloj-llojshme dhe me anë të organizimeve të manifestimeve të cilat përçojnë mesazhe përmirësimi dhe vetëdijësimi të të gjithë atyre që janë kundër qytetërimit.

    Të nderuar të pranishëm

    Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova.
    Këto tri komunat tona i preokupon në masë të madhe edhe papunësia, zbrazja e qyteteve nga popullata, e që përbën një rrezik të madh për ruajtjen e substancës kombëtare në këto komuna të populluara me shqiptarë.
    Shqetësim tjetër është edhe zvoglimi i paraleleve me nxënës shqiptar si pasojë e emigrimit të shumë familjeve shqiptare për në botën perëndimore për shkaqe të rënda ekonomike e sociale, pra me një fjalë gjendja faktike është shumë e rrezikshme për ruajtjen e popullatës për mos shpërngulje.

    Kultura dhe politika

    Dihet mirëfilli se kultura dhe politika kanë kahje diametralisht të kundërta, andaj çdo përpjekje për ta politizuar atë shkon në dëm të kulturës, artit dhe të gjitha pjesëve të tjera që bien në fushën e kulturës.
    Jemi të vetëdishëm se kultura në këto tri komuna nuk përkrahet as moralish e lëre më materialisht, atëherë shtrohet pyetja: si mund të zhvillohet një aktivitet kulturor pa mbështetje materiale, si mund të botohen libra të autorëve të këtij etnikumi pa përkrahje materiale, si mund t’i nxisim të rinjtë që t’i lënë veset e këqia si: përdorimi i drogës, prostitucioni, hajnia dhe humbja e kohës kot nëpër kafene të qytetit pa zhvillime letrare apo aktivitete të tjera kulturore, e për të gjitha këto duhet përkrahje materiale dhe politika t’i heq ndikimet në Shoqata Joqeveritare që veprojnë në tri komunat tona dhe ato të funksionojnë sipas statutit të tyre, dhe të përkrahen moralisht dhe financiarisht të gjitha, varësisht zhvillimit të aktiviteteve të tyre, dhe në këtë mënyrë aktivitete do të ketë, kultura do të lulëzojë dhe rinia do ta gjenë vendin e tyre nëpër këto aktivitete të cilat janë të karakterit edukativ.
    Këtë opinion po e përmbylli me dy thënie :
    “ Doktrina ime është e thjeshtë:
    Jepi çdo njeriu aso të drejtash çfarë dëshiron të kesh vetë, jo më shumë e më pak assesi”
    Bertrand Rassell

    img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/11140251_1107291415966446_3818872959085461498_n-1.jpg[/img]

    Prandaj ne poetët e “Galaktika Atunisit”, gjegjësisht “Atunis Lugina” jemi kundër luftës, kundër politikës diskriminuese, kundër veseve të këqia në shoqëri dhe nga ky manifestim dalim me këto konkluzione:

    1. Të ndihmohem sa më shumë migrantët të cilët kalojnë nëpër komunën tonë;
    2. Shiqptarët e këtij rajoni të kenë të drejta të barabarta siç e kërkon modeli evropian;
    3. Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;
    4. Për një mirëqenie sociale;
    5. Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social dhe
    6. T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare;

    Preshevë, Kryetari i “Atunis” Lugina
    19 shtator 2015 Bilall Maliqi
    [

  2. Agron Shele says:

    Mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/11999036_1102181953144059_8718615568249584053_n.jpg[/img]

    Nga Bilal Maliqi

    Përurohen tre libra të poetit preshevar Avni Shaqiri

    Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës në kuadër të Manifestimit ndërkombëtar “100.000 poetë për ndryshime” , u përuruan tre libra të poetit preshevar Avni Shaqiri, organizuar në kuadër të “Atunis Lugina” me seli në Preshevë.
    Për librat në fjalë u lexuan vlerësimet e poetëve që janë redaktorë e recensentë brenda këtyre vëllimeve poetike.
    Për ta shpallur të hapur përurimin dhe Manifestimin doli kryetari i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë, Bilall Maliqi, i cili duke iu dëshiruar mirëseardhje dashamirëve të artit poetik , e uroi edhe Avniun për përurimin e librave duke i dëshiruar suksese të reja në të ardhmen në fushën e krijimtarisë letrare.
    Për ta përshëndetur këtë përurim libri doli edhe i pari i komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa, i cili elaboroi në pika të shkurtra për rëndësinë e përurumit dhe për poetët e Luginës të cilët po e rrisin nivelin e kulturës me librat e tyre të botuara.

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/12039382_1107291249299796_7996005734097902433_n.jpg[/img]

    Për Jonuz Fetahajn i cili nuk ishte i pranishëm, por u lexua mendimi i tij për librin “Plagë mbi plagë: ” Avni Shaqiri, nga Lugina e Preshevës, pa dyshim se është një ardhje e mirë për poezinë që po krijohet atje, dhe jo vetëm atje, sepse Shaqiri, me “heshtjen e tij” gati një dekadëshe, që kur botoi vëllimin e parë me poezi për fëmijë, ai nuk u paraqit në mënyrë më serioze, në formën më të plotë të tijën, për të thënë se ai kishte akumuluar aq shumë vargje për ta sendërtuar një dorëshkrim çfarë i ka hije një krijuesi të pjekur dhe me talent.
    Këtë ai e ka arritur, sigurisht se duke eksploruar fenomenet, gjetjet, pikëtakimet e pikëndarjet me njerëzit në kohë të vështira që po i përjeton një pjesë e madhe e asaj popullate e cila ka mbetur në mëshirën e Zotit…
    Ndërsa recensenti i librit Bilall Maliqi shprehet:
    “Poeti Avni Shaqiri me këtë vëllim poetik na vjen me prurje të reja, të cilat i ka mbarështruar mirë nëpër poezitë prezente, dhe i ka ndarë në cikle poetike, të shkruara me ndjesi të veçantë, duke pasqyruar realitete kohore nëpër të cilat ka kaluar populli ynë. Poeti para nesh na paraqet një tabllo reale të vargëzuar mirë, poezitë janë të pajisura me figuracion të duhur, janë funksionale, vargjet në mes veti kanë lidhëshmëri të natyrshme, si dhe secila poezi përçon mesazh tek lexuesit. Me këtë mund të konstatojmë se poeti në poezitë prezente është origjinal dhe është në rrugë të mirë drejt krijimit të individualitetit të tij krijues”.

    [img]https://www.100tpcmedia.org/100TPC2012/wp-content/uploads/11140251_1107291415966446_3818872959085461498_n.jpg[/img]

    Për librin me poema “Evropë Zeza” në mendimin e tij redaktori i librit poeti Luan Maloku i cili poashtu nuk ishte prezent, i cili mendim u lexua në këtë përurim,shprehet : “Dy poemat e poetit Avni Shaqiri para lexuesve paraqesin një kronologji ngjarjesh historike të cilat janë pasqyruar brenda rreshtave të këtyre dy poemave, në to paraqitet mllefi i autorit, i cili nuk mundi të rrij duarkryq karshi të zezave që iu bënë popullatës shqiptare nëpër decenie e shekuj të përgjakur e të larë me gjak, duke i paraqitur këtu të gjitha padrejtësitë e Evropës, e cila nëpër konferenca të ndryshme i coptoi tokat shqiptare, pra me një fjalë ishte kundër shqiptarëve. Kjo shihet edhe së lexuari të poemës së parë të librit të titulluar Evropë Zeza“.
    Ndërsa poeti Arsim Halili për librin „Dy bibana dhe flokëgjati“ në mednimine tij pos të tjerash shprehet : „Sapo e merr në dorë këtë përmbledhje poetike të Avni Shaqirit, na jep të kuptojmë se ky autor ka kohë që është futur në imagjinatën e botës fëmijërore. Duke lexuar përmbledhjen poetike “ Dy bibanat flokëgjatë “, s’ka se si të mos e theksojmë se këtu kemi një procde fabulistik me narracion sa edukativ, po aq edhe satirik. Shihet qartë se ka një strukturë kompozicionale me larushi motivesh. Autori Avni Shaqiri ka një qasje pak më të theksuara në këto paralele, për të cilën bota e fëmijëve ka një ndjesi më të theksuar: ambientin familjar dhe atë natyror, apo thënë më mirë, peizazhet, qoftë imagjinative , apo edhe reale”.
    Për të diskutuar për librin dolën edhe Nehat Ramizi poet nga Bujanoci, Rexhep Abazi poet nga Medvegja, Xhemaledin Salihu kryetar i SHTTK-së dhe poeti Mejdi Shabani.
    Pjesë e përurimit ishin edhe deklamimet e disa poezive dhe fragmenteve të tjera nga nxënësit e pranishëm, nxjerrë nga librat në fjalë.
    Në fund autori i librit poeti Avni Shaqiri i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në këtë përurim të tre librave të tij, duke e falënderuar në radhë të parë edhe familjen dhe rrethin ku jeton dhe vepron.
    Në pjesën e dytë të Manifestimit “100.000 poetë për ndryshime” kryetari i “Atunis Lugina” Bilall Maliqi, lexoi kumtesën e tij lidhur me Manifestimin në fjalë dhe konkluzionet e dala nga ky Manifestim.
    Vlen të theksohet se në fund të Manifestimit kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë dhe i “Atunis Lugina” Bilall Maliqi, në emër të Shoqatës “Feniks” e nderoi me Mirënjohje për bashkëpunim Presidenten e “Galaktika Poetike Atunis” , zonjën Hasije Selishta –Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *