YAY ATUNIS! 100 THOUSAND POETS FOR CHANGE Galaktika Poetike “ATUNIS”- 2016!

14012019_1118546264907157_198429836_n

Agron Shele – ATUNIS Brussels, Belgium

E Mail: sheleagron@yahool.com

Website: https://atunispoetry.com/

Hasije Selishta – ATUNIS Prishtine, Kosove

Email : hasije.kryeziu@hotmail.com

Bilall Maliqi- ATUNIS Presheve, Kosove

Email: bilall.69@hotmail.com

Irina Hysi -ATUNIS Tirane, Albania

E mail: irinahysi@gmail.com

Rami Kamberi- Tetove, Macedonia

Email: ramikamberi@hotmail.com

Muhammad Shanazar – Rawalpindi, Pakistan

Email: shanazar@hotmail.com

This entry was posted in Brussels. Bookmark the permalink.

7 Responses to YAY ATUNIS! 100 THOUSAND POETS FOR CHANGE Galaktika Poetike “ATUNIS”- 2016!

  1. Agron Shele says:

    PËR RESPEKTIM TË DREJTAVE NË SECILËN FUSHË TË JETËS…

    Të nderuar të pranishëm, ndjej kënaqësi që jam në mesin tuaj, dhe sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Atunis Zvicra, me seli në Niederbipp të Bernit.
    Jam poashtu i privilegjuar që gjendem në vendlindje dhe m’u dha mundësia që ta përuroj librin tim të radhës të botuar “ Miratoci në rrugën e dritës” (përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Nebiu), nën singlën e Atunisit, në kuadër të këtij Manifestimi vjetor të Galaktika Poetike “Atunis”, 100.000 poetë për ndryshime.
    Dega e Atunisit për Zvicër u themelua vitin e kaluar dhe nga Bordi Drejtues i Galaktika Poetike Atunis u zgjodha edhe anëtar i Bordit Drejtues dhe kryetar i Atunisit për Zvicër.
    Me këtë rast sjell përshëndetjet më të përzemërta nga krijuesit që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe jetojnë e veprojnë në shtetin e Zvicrës.
    Ky është aktiviteti i parë që po e bëjmë në këtë rast në bashkëpunim me Atunis Lugina, dhe se ne si degë e Atunist për Zvicër do të mundohemi të organizojmë vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera këtë aktivitet në atje, por edhe aktivitete të tjera të cilat do t’i zhvillojmë nën ombrellën e Atunisit për Zvicër.
    Të nderuar të pranishëm
    Sot më shumë se 100 shtete të botës e organizojnë këtë aktivitet me rëndësi kulturore, e cila përçon mesazh tek institucionet shtetërore, e sidomos tek ato shtete të cilat i shkelin të drejtat e shqiptarëve ,por edhe të tjerëve, që ato të drejta të munguara t’ua japin konform ligjeve më të rregulluara të botës perëndimore.
    Nga shteti i cili vi nuk u shkilen të drejtat asnjë komuniteti që jetojnë brenda territorit të shtetit të Zvicrës, përkundrazi u kanë ofruar punë, të drejta kolektive në aspektin e kulturës dhe të arsimit fillore për nxënësit shqiptar.
    Mua më brengos fakti që kudo shqiptarët që jetojnë në shtetet e shpërbëra nga ish-Jugosllavia, u mungon liria e të qenit shqiptar me të gjitha karakteristikat që e perthekojnë një etnitet siç janë shqiptarët. Atyre u privohet e drejta e përdorimit të flamurit, e drejta e shkollimit universitar, mos përdorimi i teksteve nga Kosova, papunësia etj., të gjitha këto japin të kuptojmë se të drejtat e shqiptarëve në atdheun tim nuk janë respektuar dhe nuk po respektohen.
    Ne poetët e Atunisit për Zvicër ngrehim zërin përmes këtij Manifestimi drejt qeveritarëve shtetëror që t’ua japin të drejtat shqiptarëve të garantuara me konventat ndërkombëtare, pra ashtu si i kanë të drejtat pakica serbe në Kosovë, të njëjtat t’i kemi ne.

    Të nderuar të pranishëm
    Edhe në vendet ku zhvillohet lufta, cenohen të drejtat e palës së shklelur, nuk respektohen rregullorja dhe etika e luftës, armpushimit, dhe ndihma për refugjatët, andaj shpresojmë se edhe poetët që vijnë nga këto zona të luftës me anë të këtij Manifestimi do të japin mesazh të fuqishëm për të gjithë ata shkelësit e të drejtave, pushtuesit dhe të gjithë atyre që nuk i respektojnë të drejtat e tjetrit që të vetëdijësohen dhe të ecin rrugës së civilizimit evropian.

    24 shtator 2016

    Luan Maloku, kryetar

  2. Agron Shele says:

    GALAKTIKA POETIKE “ATUNIS”
    “ATUNIS” LUGINA PRESHEVË

    100.0000 POETË PËR NDRYSHIME

    ZËRI I POETËVE ZË POETIK I PAQES !…

    “Poetët janë paraprijës të agimeve zbardhëllim, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresërim, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtërim, janë koloriti më i ndritshëm i qënësisë tonë qytetërim”!

    Të nderuar dashamirë të artit poetik, letrar dhe të kulturës në përgjithësi, mirë se keni ardhur në Manifestimin vjetor dhe të veçantë që e organizon “Galaktika Poetike Atunis” “100.000 poetë për ndryshime”.
    Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar me shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.
    Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit.

    Të nderuar të pranishëm

    Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria.
    Këto tri komunat tona i preokupon në masë të madhe edhe papunësia, zbrazja e qyteteve nga popullata, e që përbën një rrezik të madh për ruajtjen e substancës kombëtare në këto komuna të populluara me shqiptarë.
    Shqetësim tjetër është edhe zvoglimi i paraleleve me nxënës shqiptar si pasojë e emigrimit të shumë familjeve shqiptare për në botën perëndimore për shkaqe të rënda ekonomike e sociale, pra me një fjalë gjendja faktike është shumë e rrezikshme për ruajtjen e popullatës për të mos u shpërngulur.
    Pra ne poetët artistët, shkrimtarët kërkojmë të drejtat tona në çdo lëmi të jetës, të cilat për fat të keq po shkilen, kërkojmë një qasje më të madhe dhe unifikuese e politkës shqiptare për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të kërkuar me ngulm të drejtat aq sa i kanë serbët në Republikën e Kosovës, në mënyrë që ne most ë jemi qytetarë të rendit të dytë.
    Këtë opinion po e përmbylli me dy thënie :
    “ Doktrina ime është e thjeshtë:
    Jepi çdo njeriu aso të drejtash çfarë dëshiron të kesh vetë, jo më shumë e më pak assesi”
    Bertrand Rassell

    Prandaj ne poetët e “Galaktika Atunisit”, gjegjësisht “Atunis Lugina” jemi kundër luftës, kundër politikës diskriminuese, kundër veseve të këqia në shoqëri dhe nga ky manifestim dalim me këto konkluzione:

    1. Shiqptarët e këtij rajoni të kenë të drejta të barabarta siç e kërkon modeli evropian;
    2.
    3. Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;
    4.
    5. Për një mirëqenie sociale;
    6.
    7. Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social
    8.
    9. T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare;

    Preshevë, Kryetari i “Atunis” Lugina
    24 shtator 2016 Bilall Maliqi

  3. Agron Shele says:

    Në Preshevë mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime…

    Në amfiteatrin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë, u mbajt Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime organizuar nga “Atunis Lugina” në bashkëpunim me Atunis Zvicra, me ç’rast u përurua edhe libri i poetit Luan Maloku “Miratoci në rrugën e dritës” (Përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Nebiu nga Miratoci).
    Në këtë eveniment me rëndësi që mbahet në mbi 100 shtete të botës, morën pjesë poetë dhe dashamirë të artit poetik e letrar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.
    Aktivitetin e shpalli të hapur Bilall Maliqi, kryetart i Atunis Lugina i cili i pëshëndeti të pranishmit.
    “Të dashur të pranishëm sot në 100 vende të botës tubohen poetë, shkrimtarë ,artistë, piktorë dhe njerëz të artit, për ta organizuar këtë Manifestim të këtij formati. Sikur në shumë vende të botës edhe në vendet shqiptare, në qytetet si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe këtu në Luginën e Preshevës (krahinën e populluar me shqiptarë) e gjetiu ku ka shqiptarë të ndarë mbahet ky eveniment me rëndësi kulturor.
    Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit”, tha Maliqi.
    Ai më tej shtoi se në Luginën e Preshevës shkilen të drejtat elementare njerëzore.
    “Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria” përfundoi Maliqi.
    Maliqi poashtu i lexoi edhe konkluzionet e dala nga ky Manifestim…
    1. Shiqptarët e këtij rajoni të kenë të drejta të barabarta siç e kërkon modeli evropian;

    2. Për lejimin e përdorimit të simbolit kombëtar dhe teksteve mësimore nga Shqipëria dhe nga Kosova;

    3. Për një mirëqenie sociale;

    4. Të zbutet papunësia enorme në këto tri komuna dhe të përpilohet programi social

    5. T’u ndihmohet Shoqatave Joqeveritare aktive me mjete financiare.

    Kryetari i Atunist për Zvicër Luan Maloku para të pranishmëve elaboroi për rëndësinë e këtij Manifestimi.
    “Dega e Atunisit për Zvicër u themelua vitin e kaluar dhe nga Bordi Drejtues i Galaktika Poetike Atunis u zgjodha edhe anëtar i Bordit Drejtues dhe kryetar i Atunisit për Zvicër.
    Me këtë rast sjell përshëndetjet më të përzemërta nga krijuesit që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe jetojnë e veprojnë në shtetin e Zvicrës.
    Ky është aktiviteti i parë që po e bëjmë në këtë rast në bashkëpunim me Atunis Lugina, dhe se ne si degë e Atunist për Zvicër do të mundohemi të organizojmë vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera këtë aktivitet në atje, por edhe aktivitete të tjera të cilat do t’i zhvillojmë nën ombrellën e Atunisit për Zvicër” thotë Maloku.
    Ai më tej shtoi se…
    “Sot më shumë se 100 shtete të botës e organizojnë këtë aktivitet me rëndësi kulturore, e cila përçon mesazh tek institucionet shtetërore, e sidomos tek ato shtete të cilat i shkelin të drejtat e shqiptarëve ,por edhe të tjerëve, që ato të drejta të munguara t’ua japin konform ligjeve më të rregulluara të botës perëndimore.
    Nga shteti i cili vi nuk u shkilen të drejtat asnjë komuniteti që jetojnë brenda territorit të shtetit të Zvicrës, përkundrazi u kanë ofruar punë, të drejta kolektive në aspektin e kulturës dhe të arsimit fillore për nxënësit shqiptar.
    Mua më brengos fakti që kudo shqiptarët që jetojnë në shtetet e shpërbëra nga ish-Jugosllavia, u mungon liria e të qenit shqiptar me të gjitha karakteristikat që e perthekojnë një etnitet siç janë shqiptarët. Atyre u privohet e drejta e përdorimit të flamurit, e drejta e shkollimit universitar, mos përdorimi i teksteve nga Kosova, papunësia etj., të gjitha këto japin të kuptojmë se të drejtat e shqiptarëve në atdheun tim nuk janë respektuar dhe nuk po respektohen” përfundoi Maloku.
    Për t’i përshëndetur të pranishmit në cilësinë e kryetares së “Atunis Kosova” zonja Hasije Selishta –Kryeziu e cila ishte e ftuar mysafire në këtë Manifestim, shtoi.
    Më vjen mirë dhe ndihem e nderuar që jam në mesin tuaj në këtë Manifestim të madh, i cili organizohet në shumë shtete të botës. Poashtu jam, e nderuar që marrë pjesë edhe në përurimin e librit të autorit Maloku nga Miratoci i Preshevës” thotë Kryeziu në fjalimin e saj dhe i ueroi suksese të shumta në fushën e krijimtarisë poetike” përfundoi zonja Hasije.
    Ndërsa për librin në fjalë folën Sevdail Hyseni redaktor dhe Bilall Maliqi recensent i librit të cilët shpërfaqën vlerat e librit në fjalë.
    U ndan mirënjohje për kontribut në letërsi: Bilall Maliqit, Luan Malokut, Sevdail Hysenit, Jalldeze Kasumi Arifi, Hysen Këqikut, Nehat Ramizit, Rrahman Hysenit. Ndërsa Shoqata “Feniks” e nderon për njëzetë vjetorin e krijimtarisë letrare me mirënjohje Luan Malokun.
    Të pranishëm ishin poetët: Bilall Maliqi, Luan Maloku, Sevdail Hyseni, Hysen Këqiku, Nehat Ramizi, Ismet Bajrami, Rrahman Hyseni, Hasije Selishta-Kryeziu, Jalldeze Kasumi-Arifi, Marigona Fejzullahu, Ramize Halimi etj.
    Këtij Manifestimi iu bashkangjit edhe ora letrare ku lexuan disa poetë që ishin të pranishëm poezitë e tyre që i kanë të botuara brenda këtij libri.

  4. Agron Shele says:

    Galaktika Poetike ATUNIS në eventin “ 100- Mijë Poetë për Ndryshim 2016 ”

    Galaktika Poetike ATUNIS, në bashkëpunim me “100-mijë poetë për ndryshim” ka zhvilluar evente të përvitshme dhe ka patur në fokus kryesisht situatën social shoqërore në Shqipëri, ku vazhdon varfëria në rritje, situatën komunitare në Maqedoni ku vazhdojnë të shkelen të drejtat e shqiptarëve atje, në Kosovë, ku problemet dhe të drejtat e grave janë aktuale si dhe në Preshevë, ku komuniteti shqiptar atje përballet me cungimin e të drejtave qytetare. Pavarësisht këtij eventi Bordi Drejtues ATUNIS ka qenë në komunikim dhe me shoqata simotra të tjera dhe në bashkëpunim me to ka ngritur zërin lart kundër ekstremizmit në botë, ka kërkuar më shumë solidaritet për të ndihmuar refugjatët e luftës në Siri, dhe në forma të ndryshme nëpërmjet aktiviteteve poetike ka simbolizuar dhe luftuar fenomenet negative të mbarë shoqërisë njerëzore sot. Për fat të keq ky vit ka qenë i hidhur dhe për gazetarët e poetët, pasi shumë prej tyre janë dënuar e burgosur, për vetë zërin e lirë që kanë trasmetuar e përfaqësuar, si dhe kurajon e madhe në përballje me konsevatorizmat dhe hapësirat e pakta demokratike shoqërore të vendeve të tyre.Vlen të theksohet bashkëpunimi midis: Word Festival of Poetry (WFP) – International Organizing Commitee, World Poetic Front Defending Women’s Rights (WM) – IOC dhe Galaktika Poetike ATUNIS, për reagimin e ashpër dhe peticioni e hartuar e drejtuar organizmave e institucioneve më të larta për dënimin e shkrimtares së njohur dhe gazetares turke Asli Erdogan. Një falenderim i veçantë i takon drejtueseve të këtyre shoqatave, Luz Maria Lopez, Roula Pollard dhe Hilal Karahan, të cilat punuan në mënyrë kosegunte për hartimin por dhe mbledhjen e firmave. Eventi 100- mijë poetë për ndryshim është më tepër se një sfidë ku poetët si zëri i parë i mbrojtjes së lirive njerëzore, të kërkojnë si për çdo vit me shumë paqe, më shumë humanizëm, më shumë civilizim dhe një botë sa më të denjë për njerëzimin.

    Bordi Drejtues : Galaktika Poetike ATUNIS

    Agron Shele IWA; WPS (Belgjikë)
    Dr Albana Alia (Itali)
    Hasije Selishta – Kryeziu IWA; WPS (Prishtinë- Kosovë)
    Raimonda Moisiu IWA (USA)
    Peter Tase (USA)
    Prof.Muhammad Shanazar (Pakistan)
    Enertin Dheskali (Fier – Albania)
    Caroline Nazareno (Philippine)
    Luan Maloku ( Zvicër)
    Dr. Ashok Chakravarthy (Indi)
    Gunsel Djemal (Angli)
    Sinan Vaka (Itali)
    Dr. Eftichia Kapardeli (Greqi)
    Shefqete Goslaci (Prishtinë – Kosovë)
    Lumo Kolleshi (Përmet – Albania)
    Rami Kamberi ( Maqedoni)
    Anton Gojçaj (Mali i Zi)
    Bilall Maliqi (Preshevë)
    But Jaku (Prishtinë – Kosovë)
    Irina Hysi (Tiranë – Albania)

  5. Agron Shele says:

    Asli Erdogan

    I kërkuan fjalës të heshtë
    ( Asli Erdoğan- shkrimtares turke të arrestuar nga policia)

    ( Nga: Agron Shele )

    I kërkuan fjalës të heshtë
    dhe syve të vështrojnë në terr
    errëtinë e djave të ndjekin,
    e gjakun e martitëve të mallkojnë
    në emër të hiçit që sundon
    botën e mjerë të turmave,
    ithtarëve,
    që marrëzitë e liderëve brohorasin.

    I kërkojnë shpirtit ngjyrat e jetës
    të bardhën ta kthejë në të zezë,
    si vetë mendjet e përbindshme të tyre,
    që zhytet në kaos
    e për çdo ditë
    vdesin nga pak
    shpresën e rilindur ,
    lirinë,
    të vetmen shenjtëri të dritës njerëzore.

    I kërkojnë qiellit të fshehë yjet
    dhe mëgjesit të mos lindë kurrë,
    të enden ashtu në eter
    pa formë,
    pa jetë
    habitatit të çmendurisë njëshit,
    që s’ njeh hapësirë,
    as kufij,
    pa kokë
    endur ftohtësisë akull
    si hije,
    zvarritur falsitetit moderrn.

    I kërkojnë shkrimtarit penën
    të mos gërmëzojë ngjyrimin kohë
    të mos mbjellë në botë shpresën
    as harqe ylberësh të ngrejë
    të heshtë …
    … dhe vetëm të heshtë,
    Trazimit të fateve njerëzore.

  6. Agron Shele says:

    Lily Swarn

    Peace poem)

    Be the beacon

    Be the beacon that beckons love to rest within you
    So the world never has any venom to spew
    Be the lighthouse that guides lost ships to shores
    So that no one dies fighting in the blood and gore
    Be the pole star that takes the lost souls home
    The moon keeps on shining in its celestial dome
    Be the lucky amulet that works as a charm
    No power hungry don ever ruins this calm

    (C) Lily Swarn 15.5.2015

    (Peace poems)

    Weary warrior

    Come home please
    You weary warrior
    The bell tolls for you
    The bread is baking
    In the ovens
    The strawberries are ripe
    Life is lush and luscious
    You missed out the summer
    When the wine was being mulled
    And the cow bore a calf
    You were not there my soldier
    For the war never seems to end
    I prayed for peace today
    With my eyes towards the sky
    I think I heard A rumble
    It’s peace on its way !!
    Come home O weary warrior
    It’s peace once again!

    (C) Lily Swarn 15.5.2016

  7. Agron Shele says:

    Rosella Lubrano

    And PEACE BE …

    O man ,
    found yourself
    in the fog of your time ,
    when the winds of war
    tarnish your eyes .
    No longer are sacrificial
    where innocent victims
    weigh like rocks
    the consciences
    in crystallized hatred pyramids ,
    no barbed wires
    that scarnificano hearts and bodies
    in the name of illusory powers ,
    interest vain.
    Open your mind ,
    They welcome in you
    infinite puffs
    for a new path
    fragrant olive ,
    l ‘ nascent dawn hatch ‘ s soul
    in fraternal horizons
    in Song of Peace .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *